Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, është finalizuar dje operacioni “Missing Gift” ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër .
Për pasojë, u arrestua në flagrancë…
– Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër (me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Armëmbajtje pa leje”)
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e…
– O. M., 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto – Shkodër
Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë, ku Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M., dyshohen si autorë të tyre.
Konkretisht
– Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Qyteza e Gajtanit” i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.
– Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo “Parrucë” ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.
– Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja “Vasil Shanto “tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.
– Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga “Fahri Ramadani” Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.
– Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ”Kongresi Përmetit” i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.
– Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga “Mbreti Gent” i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.
– Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ”Jezuitve” i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.
Gjithashtu, shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe
– T. T., 61 vjeç, banues në Shkodër
– K. T., 34 vjeç, banues në Shkodër
Këta persona, dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.
Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O. M., “Vjedhje me dhunë”, “Vjedhje” në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.
Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T., dhe K. T., “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/