Rama flet për akuzën e LSI në prokurori dhe lëshon një...

Rama flet për akuzën e LSI në prokurori dhe lëshon një akuzë për patentat

99
0
Shares

Kryeministri dhe Kryetari i PS Edi Rama tha për padinë e LSI-së në prokurori se i ka mbyllur veshët, pas LSI është jashtë shinave, gjatë një interviste në Tonight Ilva Tare ne Ora Neës.

 

Tare: LSI ju ka paditur sot në Prokurori për deklaratat ndaj policisë për të bërë fushatë.

 

Rama: I kam mbyllur veshët sepse ndjehem shumë i sëkëlldisur kur dëgjoj aleatët tanë që janë shkuar jashtë shinave të arsyes. Rruga e drejtë e 25 qershorit nuk është betejë politike me parti të tjera, aq më pak është betejë personale. Këto fatkeqësisht janë të vërteta por mua më lënë terësisht të ftohtë sepse më vjen shumë keq për ta.

 

Tare: LSI ende aleat për ju?

 

Rama: Aleatët tanë të këtyre 44 muajve me të cilët kemi bërë shumë punë të mira, kemi bërë reforma që nuk janë bvërë në çerek shekulli, po sulmojnë punët më të mira të kësaj qeverie.Është një situatë për të ardhur keq, ndihem shumë në siklet sepse nuk dëshiroj fare të ndodhë diçka e tillë por është jashtë mundësive të mia për ta penguar të ndodhë.

Tare: Kërkuar falje, por mendoni se ka pasur shkelje të Kushtetutës në atë qëndrim tuajin?

 

Rama: Nëse do ti hynim një diskutimi në respekt të Kushtetutës në çfarë po thuhet këto javë atëherë ka të tjerë që duhet të turpërohen gjithë jetën. Ishte retorikë që do kisha dashur të mos kishte ndodhur, nuk ishte qëllimi të nxisja policinë të bënte politikë, ishte ti drejtohesha policisë si individë jashtë uniformës por nuk ka justifikime. Pavarësisht kush ishte qëllimi, fakti që u përceptuar në atë formë, gabimin e bën dhe timin. Kërkova ndjesë, kush nuk ka qëllime të tjera e kupton mirë ndjesën. Koka e falur nuk pritet dhe jeta vazhdon.

 

Tare: Thatë që ka të tjerë që duhet të ndjehen me turp në raport me respektin ndaj Kushtetutës, për kë e keni fjalën?

 

Rama: Merrini dhe dëgjojini, mund ti gjeni. Flas në këtë fushatë dhe para saj. Janë fare të qarta të gjitha shkarjet nga binarët e komunikimit normal ose dhe të një komunikimi të tensionuar fushate sepse janë shkarje të një thellësie që janë parë rrallë  në Shqipërinë e zgjedhdjeve qëkurse bëhen zgjedhje.

 

Tare: Po flisni për Metën?

 

Rama: Jo.

 

Tare: Për kë?

 

Rama: Flas për fenomenin.

 

Tare:Kishit mundësi ta zgjidhnit këtë situatë pak konfliktuale që po krijohet me LSI, komunikimi me Metën gjatë këtyre dy javëve të fundit ka ekzistuar?

 

Rama: Nuk kemi asnjë situatë konfliktuale ne. Ne jemi në rrugën tonë, po kërkojmë të bashkojmë shqiptarët për një proçes që në këndvështrimin tim është me një rëndësi historike. Me 25 qershor, shqiptarët nuk do vendosin si zakonisht kush do fitojë e kush do humbasë, kush do qeverisë e kush do jetë në opozitë. Por do të vendosin si do jetë Shqipëria pas 10-15 vitesh. Themelet që kemi ngritur me reformat ose do të shërbejnë për të ngritur shtetin shqiptar ose do prishen prapë si kalaja e Rozafës. Unë kam folur për reforma, domosdoshmërinë e një reformimi të thellë të administatës shtetërore, ndarjen e partive të pushtetit nga shteti dhe nuk kam pasur asnjë gjë personale apo asnjë gjë që ka të bëjë me qëllimet e një gare. Nuk jam në këtë qasje për të marrë ca pikë duke goditur të tjerë. Unë jam në këtë qasje për tu thënë shqiptarëve troç, që nëse doni një administratë shtetërore që të jetë në shërbimin tuaj dhe nëse doni që hipotekat, patentat, licensat, çertifikatat, gjobat, agjencitë, inspektoriatet e me rradhë të mos jenë një barrë për ju më ndihmoni, përndryshe unë dhe PS nuk e zgjidhim dot vetëm nëse ju na lini në një pozicion që na duhen numrat e të tjerëve për të bërë qeveri.

Në fushatë elektorale po jepen patenta pa prove. Kjo është një çështje që duhet investiguar. Të japësh patentë pa provë është krim.

 

 

Tare: Incidentet me eksponentë të LSI, ndjeni përgjegjësi si Kryeministër i vendit? Meta ka bërë thirrje dhe për armatosje të popullatës.

 

Rama: Nuk dua të bëj komente për këto, i bie të hidhem me kokë në një batak ku nuk kam asnjë arsye të hidhem. Kjo është fushata më e qetë që është zhvilluar ndonjëherë që kur marr pjesë në fushata. Është fushata më e pastër nga pikëpamja e raportit të politikës me hapësirën publike sepse kemi shpëtuar nga ajo barbaria e fotografive, e flamujve mbi shtylla, e lemerive, banderolave që kapeshin nëpër lagje. Njerëzit nuk e ndjejnë fushatën jashtë kanaleve normale të komunikimit kur hapin TV, ose kur shkojnë vetë në një takim, në radio apo gazeta. Kjo është një fushatë ku nga pikëpamja e tensioneve, nuk ka pasur kurrë një fushatë të tillë. Të gjithë palët, përfshirë opozita, kanë sytë dhe veshët brenda qeverisë dhe administratës dhe nuk ndjehen sikur janë në garë me shtetin, në luftë me administratën. Janë në garë partitë me njëra-tjetrën. Unë nuk kam asnjë lidhje dhe as detyrë të merrem me këtë pjesë, është detyrë e policisë së shtetit. Ka gjithë respektin dhe mbështetjen time. Pretendimet e cilitdo subjekt apo individ lidhur me çfarë ka ndodhur janë pretendime që trajtohen në rrugë ligjore dhe nuk janë pretendime që mund të kthehen në akuza apo armatime.Këtu pastaj nuk jemi më në kushtet e normalitetit të një komuniteti njerëzish që respektojnë disa piketa kur komunikojnë me njëri-tjetrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY