Lulzim Basha ngre peshe Fierin, te dielen vota per planin dhe jo...

Lulzim Basha ngre peshe Fierin, te dielen vota per planin dhe jo fasaden

107
0
Shares

Lulzim Basha me qytetarët e Fierit. Me 25 qershor çështja është; do të kemi një ekonomi të fortë për njerëzit me taksa të ulëta, apo do të kemi një shkatërrim tjetër si këto 4 vite me taksa të larta dhe shpenzime fasadë e për miqtë e kryeministrit

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Fierit se të dielën me 25 Qershor ka vetëm dy mundësi, të votojnë për 4 vite të tjera fasadë apo për një ekonomi të fortë me pensione më të larta, taksa më të ulëta dhe vende të reja pune. Basha tha se Rama nuk i mbajti premtimet, dhe sot shfaqet njësoj si më parë, me premtime të reja. Basha u shpreh se ai do të jetë kryeminstri i halleve, i njerëzve dhe i ekonomisë së shqiptarëve.

“Edi Rama po bën gjithçka për ta hequr vëmëndjen nga prioriteti numër një që është ekonomia. Belbëzon, i merret goja, i merren gjunjët. E keni parë se si shtrihet në skenë apo jo?! Flet për gjithçka përveç ekonomisë. Flet për gjithçka përvec punësimit. Kur vjen fjala për tek ekonomia i merret goja. Mos harroni, 25 Qershori është dita kur ju mund, duhet dhe do të vendosni për çështjen tuaj më të rëndësishme që është ekonomia, punësimi dhe standardi juaj i jetës. Brroçkulla dhe përralla le të thotë sa të dojë. Me 25 qershor çështja është; do të kemi një ekonomi të fortë me taksa të ulëta apo do të kemi një shkatërrim tjetër si këto 4 vite me taksa të larta dhe shpenzime fasadë. Nuk është më dhe nuk do të jetë më çështje timoni. Eshtë çështja e motorrit që është ekonomia e fortë pa të cilën nuk mund të ketë të nesërme të sigurtë. Timonin, fatin do ta ketë çdo shqiptar në dorë. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama dhe asnjë politikan tjetër. Me mua kryeministër, timonin e fatit, jetës, punës, dinjitetit tuaj, do ta keni ju në dorë. Ndaj ia bëni të qartë kujdo që nuk e ka ndarë mendjen, tia bëni të qartë se me 25 qershor ky është vendimi; taksa të ulta, ekonomi e fortë që ndihmon qytetarët, pensione më të rritura, shkolla për fëmijët shqiptarë me orare të modelit perëndimor, subvencione për fermerët. Kjo është zgjedhja që bëni me 25 Qershor”, tha Basha.
Kryedemokrati u shpreh se ka një plan për të nxjerrë vendin nga kriza dhe kërkoi që fierakët dhe shqiptarët të ndërshkojnë me votë Edi Ramën që shpenzoi 16 miliardë euro për teka dhe miqtë e tij.
“Mos harroni. Sot është dita për ti thënë çdo fieraku dhe çdo shqiptari se Edi Rama nuk i mbajti premtimet, nuk i pati prioritet hallet tuaja ndaj nuk bëri asnjëherë plan t’u ndihmonte ju, ekonominë tuaj familjare dhe kombëtare ndaj shpenzoi 16 miliardë euro dhe 4 vite duke ndihmuar veten e vetë, qefin e vetë, tekat e veta në kurriz të Fierit, fierakëve dhe mbarë shqiptarëve. Së bashku ne kemi një qëllim. Së bashku ne kemi një plan. Së bashku kemi një objektiv; ekonominë e fortë të Fierit, uljen e taksave, uljen e TVSh-së, financimet për fermerët e Muzeqesë dhe gjithë Shqipërisë, mbështetje për studentët, bijtë dhe bija e Fierit që kurrë më pamundësia e prindërve të mos ti pengojë të shkojnë e të mbarojnë universitetin”, tha Basha.
Kryetari i opozitës komentoi po ashtu për drejtësinë: “Këtu nga Fieri le ta dijë Edi Rama, Ilir Meta dhe çdokush tjetër se reformën në drejtësi nuk e ndal dot më askush”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY