Çfarë po ndodh në tregun e Lushnjës? AKU kontroll perimeve

Çfarë po ndodh në tregun e Lushnjës? AKU kontroll perimeve

217
0
Shares

Specialistët e Kontrollit Ushqimor të Drejtorisë së Fierit kanë zbarkuar në tregun ushqimor të fruta-perimeve të Lushnjës.
Arsyeja është dyshimi për kimikatet e përdorura nga fermerët mbi produktet ushqimorë.
Specialistët e AKU-së morën mostra nga perimet për ti analizuar në lidhje me dyshimet e mësipërme.
janë dyshimet se fermerët kanë përdorur stimulantë në perime.
“ Tani është piku dhe maksimumi i eksporteve, prodhime tona dhe të thuhet nga ne, nga fermerët tanë, nga tregarët tanë që ka elementë të tillë sot, unë këtë nuk e kuptoj. Prandaj ne jemi këtu për të mbrojtur fermerët, për të mbrojtur tregtarët dhe tu themi të gjithë konsumatorëve tanë shqiptarë të jenë të sigurtë. Sidomos në këtë moment kemi një temperaturë, e cila absolutisht është e panevojshme, e pamundur të përdoret qoftë stimulantë, qoftë elementë të tjerë”,- është shprehur Frederik Çuko, drejtori i AKU-së në Fier.
Çuko thotë se kontrollet nuk janë të përditshme por të rastësishme dhe fermerët që kanë përdorur vërtet apo kanë gënjyer se kanë përdorur stimulantë apo pesticide do të përballen me organet kompetente.
Ndërkaq, fermerët përkundër asaj që është shfaqur në kamerat e fshehta thonë se në këtë periudhë të vitit nuk është e mundur përdorimi i stimulantëve për shkak të temperaturave shumë të larta. Sipas tyre, dyshime të tilla do të sjellin akoma edhe më shumë ulje të cmimit të fruta perimeve e si rrjedhorë, më pak të ardhura për familjet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY