Kolegji Zgjedhor vendos: LSI të marrë numëruesin e tretë në zgjedhje

Kolegji Zgjedhor vendos: LSI të marrë numëruesin e tretë në zgjedhje

86
0
Shares

Kolegji Zgjedhor ka pranuar sot kërkesën e LSI-së që numëruesi i tretë të caktohet nga radhët e kësaj force politike, duke rrëzuar kështu vendimin e KQZ-së.
KQZ-ja kishte vendosur që numëruesi i tretë të ndahej ndërmjet LSI-së dhe PDIU-së në tryezat me numër çift dhe tek, por LSI nuk e pranoi këtë vendim dhe e ankimoi në KQZ ku dhe e fitoi sot.
Përfaqësuesi ligjor i kësaj çështje ishte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili pohoi se tashmë vendimi i Kolegjit ishte kthim në shtratin ligjor.
“Ishte një kthim në shtratin ligjor, shtrat nga ku KQZ kishte dalë. Fakt është që për caktimin e numëruesve në mënyrë arbitrare kishte dalë nga shtrati ligjor, sot e riktheu në shtratin ligjor. Jam shumë i lumtur, i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor numërimin. nuk është çështja sek ush do t’i shqyejë votat, ligji e thotë qartë se partitë politike kanë barrë për të emëruar një numërues. Kam autorizim t’ju them edhe në emër të LSI-së se numëruesit që i takojnë LSI-së do bëjnë detyrën e tyre publike si garant të votës. Rrisni minutat nën mbikëqyrjen e punës së KQZ-së”, tha Manjani.
KQZ hodhi më 14 qershor shortin për të përcaktuar anëtarin e tretë të numërimit, ku në tavolinat me numër çift do t’i përkasë LSI-së dhe në ato me numër tek PDIU-së.
Mbledhja për shortin e numërimit është shoqëruar me incidente. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kenë nga anëtarin e parë dhe të dytë në grupin e numëruesve. Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY