LSI padit Ramën në Prokurori dhe kërkon kontrollin mendor të tij

LSI padit Ramën në Prokurori dhe kërkon kontrollin mendor të tij

61
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur sot kryeministrin Edi Rama, bashkëkryetar i koalicionit me këtë forcë politike për thirrjet e drejtuar punonjësve të policisë pak ditë më parë nga Kuçova.
Por përveçse thotë se këto deklarata janë të paligjshme dhe se Rama ka shkelur Kushtetutën, LSI kërkon edhe kontroll mjekësor të Kryeministrit për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht që të kryejë detyrën.
“Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Kryeministrit, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht ose jo, që të kryejë detyrën e Kryeministri. Në këto deklarata tregohet qartë se nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike”, deklaron LSI.
Pas padisë në Prokurori për kryeministrin Edi Rama, referuar deklaratave të tij për Policinë e Shtetit, Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon edhe Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
LSI i cilëson veprime antiligjore thirrjet e kryeministrit, aleat i koalicionit bashkëqeverisës me këtë forcë dhe thotë se Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të analizojë këto veprime.
“Nisur nga deklarata e papërgjegjshme e Kryeministrit, e vlerëson të nevojshme që Presidenti i Republikës të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar veprimtarinë antiligjore të Kryeministrit të vendit. Shprehim gatishmërinë dhe vendosmërinë e saj për zbatimin e ligjit”, deklaron zyrtarisht LSI.
Mes PS-LSI ditët e fundit ka pasur akuza të forta, ku palët janë përpjekur të fajësojnë njëra-tjetrën për çfarë nuk ka shkuar mirë në qeverisje por gjithçka dukej në kuadrin e fushatës elektorale, por pas padisë së sotme të LSI-së duket se situata është nxehur. Ndërkohë pritet edhe përgjigjja e kryeministrit Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY