Lulzim Basha u takua sot dhe bisedoi me banorë të Rrogozhinës, një nga qytetet më të varfëra në Shqipëri.
Kemi 3 javë pa ujë thotë pensionisti Fiqiret Voka, e megjithatë në Rrogozhinë po shpenzohen 9 miliardë lekë për fasadat.
Emine Deda është invalide. I thotë Bashës që merr vetëm 44 mijë lekë në muaj e duhet të mbajë familjen me të.
Tajari është një fermer i revoltuar. Ai thotë se skemi marrë asnjë subvencion.
Ramë Gaxha ka një dyqan këpucësh. 5 konktrolle më kanë bërë brenda muajit, i thotë Bashës duke i treguar letrat.
Faik Paci, pronari i një marketi është i shqetësuar për bllokun e madh me gjoba. Si të mos mjaftonte kjo, ai i thotë Bashës që i vendosin gjoba nga zyrat.
Basha u demonstroi masën e tij, pullën fiskale, që do ti mbajë larg tatimorët dhe hajdutët e shtetit.
Lulzim Basha u tha banorëve dhe qytetarëve të Rrogozhinës se në këto zgjedhje ka vetëm një plan ekonomik para shqiptarëve. Vetëm unë kam një plan ekonomik, tha Lulzim Basha, që ul taksat, rrit pensionet, rrit konsumin, rrit prodhimin, siguron mbështetje për njerëzit në nevojë, shkolla të mira me drekë të paguar për fëmijët dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për fermerët.
Kjo është oferta për shqiptarët, një plan ekonomik që funksionon në Europë, që do funksionojë dhe këtu, tha Basha.
Kryetari i opozitës u shpreh se të tjerët kanë fjalë, premtime, gënjeshtra të reja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/