Dhuna gjatë fushatës dhe shitblerja e votës, Zëvendëskryeministrja mbledh Task Forcën

Dhuna gjatë fushatës dhe shitblerja e votës, Zëvendëskryeministrja mbledh Task Forcën

65
0
Shares

Zëvendëskryeministrja Mandija ka thirrur sot një mbledhje jashtë radhe të Task Forcës. Kjo mbledhje e tretë sipas burimeve bëhet pas shqetësimeve në rritje të ngritura nga subjektet politike pranë Zëvendëskryeministrit.
Në rendi i ditës pritet të diskutohen informacionet në lidhje me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë. Sipas burimeve zyrtare në këtë mbledhje do të ketë një raportim i posaçëm, për kanosjen të drejtuesit të LSI, Dega Berat, Krenar Shehu si dhe rastet e dhunës të shënuara në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz.
Task Forca do të marrë në shqyrtim edhe  informacionet e raportuara në të për shitblerje të votës si dhe rastet e identifikuara deri më sot të kësaj dukurie.
Plani i masave i hartuar me qëllim  trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve është një tjetër pikë ku do të ndalet Task-Forca.
Një pikë e rëndësishme e rendit të ditës është diskutimi i informacioneve, në se ka të tilla, lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra.

 
Rendi i ditës

1.       Informacion lidhur me rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore dhe aktivizimin e elementëve kriminalë për të mbështetur subjekte politikë;

2.       Raportim i posaçëm, të informacionit për kanosje të drejtuesit të subjektit politik LSI, Dega Berat, Z. Krenar Shehu si dhe për rastet e dhunës në Pukë, Fushë-Krujë, Lezhë dhe Fushë- Arrëz;

3.       Informacion për shitblerje të votës shoqëruar me rastet e identifikuara deri më sot;

4.       Informacion për planin e masave të hartuar për trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore apo ditën e zgjedhjeve;

5.       Informacion lidhur me implikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve zgjedhore dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, si dhe masat e marra (nëse ka).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY