EMRI & FOTO/ Gjykata lë në burg “Tony Montanan” lezhjan, mbajti dy...

EMRI & FOTO/ Gjykata lë në burg “Tony Montanan” lezhjan, mbajti dy ditë peng 24-vjeçaren

100
0
Shares

Filip Shtjefni u la në burg për dy vite nga Gjykata e Apelit në Shkodër bashkë me Lula Markun, 48 vjeçaren me të cilën bashkëjetonte. Filip Shtjefni, 50 vjeçar, ose Tony Montana i Lezhës akuzohet për “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “dëmtime të tjera me dashje”. Së bashku me shtetasen Lula Marku akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion 24-vjeçaren Englantina Metolli në një lokal të marrë me qira në Lezhë dhe se për tre ditë me radhë çifti që bashkëjetonte e ka mbajtur të mbyllur në një banesë duke e keqtrajtuar derisa sa vajza në fjalë është arratisur duke u hedhur nga dritarja dhe duke tentuar më pas vetëvrasjen.
Për këto akuza Gjykata e shkallës së parë në Lezhë e dënoi me dy vite burg Filip Shtjefnin dhe bashkëjetuesen e tij Lula Marku. Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi këtë vendim. Në sallën e gjyqit I ashtëquajturi Tony Montana hedhi poshtë akuzat duke thënë se 24-vjeçarja ka ardhur nga Turqia me dëshirën e saj për të punuar tek lokali në Lezhë dhe se 50-vjeçari ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e saj.
Po ashtu mohon se e ka keqtrajtuar apo shfrytëzuar për prostitucion dhe sipas tij dhe avokatit mbrojtës Blerim Bazhdari nuk ka asnjë provë për këto akuza. E vetmja gjë që ka ndodhur është një shpullë që Filip Shtjefni i ka rënë 24-vjeçares për një keqshërbim ndaj një klienti në lokal dhe asgjë më shumë. Në fund gjykata e apelit përmes relatores Valbina Vata la në fuqi vendimin e shkallës së parë të Lezhës duke e dënuar më 2 vite burg siç kërkoi edhe prokurori I apelit Brahim Dragjoshi.
Vëllai i tij, Dedë Shtjefni quan absurd këtë dënim të dhënë sepse cilëson se nuk është aspak normale të dënohet me dy vite burg për një shpullë ndërsa akuzon se në gjykatën e Lezhës i kanë kërkuar para për ta shpallur të pafajshëm Toni Montanën e Lezhës.
Filip Shtjefni dhe Lula Marku që bashkëjetonin bashkë tashmë kanë edhe një vit burg për të bërë sepse janë arrestuar në korrikun e vitit të kaluar. 24-vjeçarja Eglantina Metolli që pretendon se është keqtrajtuar u njoh në Facebook me lezhjanin dhe pranoi që të vinte për të punuar në lokalin e tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY