Mark Marku ngre alarmin: Ka nisur blerja e votave, ja sa kushton...

Mark Marku ngre alarmin: Ka nisur blerja e votave, ja sa kushton në Durrës

103
0
Shares

Gazetari dhe pedagogu Mark Marku është shprehur se fushata në pamje të parë duket e qetë, por underground, p.sh, në qytetin e Durrësit ka nisur blerja e votës.

Këtë deklaratë Marku e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa shtoi se është zbuluar edhe çmimi i votës.

Ai theksoi se është ndërtuar një sistem kapilar i blerjes së votës, madje sipas të dhënave nga terreni, është bërë me dije se vota blehet për 50 euro.

Sipas tij, po bëhet një agresion i paparë i votës përmes parash.

Më tej, Marku tregoi se këto raste edhe pse të veçuara janë ngjarje shumë të vogla për të treguar anën reale se çfarë po ndodh realisht në Durrës dhe disa qytete të tjera.

Ka të dhëna që nga bankat janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe prokuroria duhet të hetojë në lidhje me këto raste, sepse ato po hidhen në fushatë.

Ndërsa gazetari Armand Shkullaku është shprehur se dy partitë e mëdha kanë shigjetuar partit e vogla, sipas Shkullakut sulmet PS-LSI nuk duhet të merren seriozisht:  “Nuk është çudi që ata të dalin për qafe të dy bashkë, prapë si në 1 prill 2013 dhe Ilir Meta ti japi dekretin për kryeministër Edi Ramës”. Lidhur me këtë Shkullaku ka përmendur edhe akuzat dhe kundërakuzat në 2009 mes Ramës dhe Metës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY