SURPRIZA E SONDAZHIT/Shqiptarët duan Kryeministër teknik

SURPRIZA E SONDAZHIT/Shqiptarët duan Kryeministër teknik

105
0
Shares

Shqiptarët kërkojnë një kryeministër teknik.

Një fakt i tillë konfirmohet nga sondazhi i Ora Neës dhe IPR Marketing, ku pyetjes së drejtuar nëse për Shqipërinë do të ishte më mirë sikur Kryeministri i ardhshëm të jetë një teknik, politikan apo nuk e di, 56.7% e zgjedhësve të pyetur kanë preferuar një Kryeministër teknik.

Interesant është fakti se ata që e duan më tepër një figurë teknike në krye të qeverisë janë votues të LSI.

Politikan e duan 27.5% e të anketuarve, dhe kryesojnë votuesit e PS. Ndërsa nuk e di janë përgjigjur 15.8%, dominon elektorati i pavendosur.

Nga 10% e shqiptarëve që janë të pavendosur për të votuar me 25 qershor, sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing 72.9% e tyre nuk kanë votuar as në 2013, ose në një masë të madhe kanë votuar për PD, 11%.

Ndërkohë 30% që deklaron se nuk do të votojë, 78.1% e tyre nuk kanë votuar as në 2013. Përqindje të madhe zënë edhe të zhgënjyerit nga PS, ku janë 10.5% që kanë votuar këtë parti në 2013 dhe tani deklarojnë se nuk do të votojnë.

Ndërkohë votuesit që mbeten ende në dilemë për partinë që do votojnë, në 2013 69.6% e tyre nuk kanë votuar fare, ndërsa 10% e tyre i kanë besuar votën PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY