IPR MARKETING&ORA NEWS/Ja sa mandate marrin partitë në Vlorë, Tiranë e Korçë

IPR MARKETING&ORA NEWS/Ja sa mandate marrin partitë në Vlorë, Tiranë e Korçë

108
0
Shares

Në Tonight Ilva Tare po publikohen rezultatet e sondazhit IV te IPR Marketing dhe Ora News. Deri tani jane publikuar rezultatet e sondazhit ne qarkun e Vlorës, Tiranës dhe Korçës. Me pas do te prezantohet rezultati kombetar.

Në betejën për Tiranën, qarkun me 34 mandate deputetësh, Partia Socialiste ruan të njëjtin rezultat të para katër viteve.

Në sondazhin e Ora News dhe IPR Marketing të publikuar mbrëmjen e sotme në Tonight Ilva Tare, PS ka marrë 44% të votave nga 44.1% në 2013. Merr 16 mandate deputetësh. Nëse i hedhim një sy nga sondazhi i 31 majit, PS ka një rritje me 3%.

Ndërkohë PD ka marrë 34% të votave, ka një rritje me 1% nga sondazhi i parë në Ora News. Merr 13 mandate. Në 2013 ka marrë 33.6%.

LSI e treta në renditje ka një rritje të ndjeshme krahasuar me 2013 duke marrë 12% të votave nga 7.8%. E përkthyer në mandate, LSI merr 4 mandate.

LIBRA e Blushit ka një rënie me 1% nga sondazhi i 31 majit në Ora News, ka marrë 5% të votave dhe merr 1 mandat.

PDIU shënon rritje me 1.5% nga sondazhi i parë, duke marrë 2.5% të votave, por pa mundur të marrë asnjë mandat. Në 2013 ka marrë 2% të votave.

FRD ka marrë 1% të votave nga 2.2% në 2013.

PS shënon rritje dhe merr 6 mandate në Korçë, PD 4 e LSI 1

Partitë shënojnë rritje të elektoratit në qarkun e Korçës me 11 mandate deputetësh,  krahasuar me zgjedhjet e 2013.

Sipas sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing, nëse korçarët do të votonin sot, PS do të merrte 47% të votave ose 6 mandate deputetësh, nga 43.5% të votave në 2013.

E dyta pozicionohet PD me 33% të votave nga 32.2% në 2013. Merr 4 mandate.

Rritje të ndjeshme ka shënuar LSI me 15% të votave nga 9.9% në 2013. Merr një mandat deputeti.

Ndërkohë LIBRA e Blushit ka marrë 2.9% të votave por nuk merr dot asnjë mandat.

Partia Socialiste thellon rezultatin në qarkun e Vlorës krahasuar me zgjedhjet e mbajtuara katër vite më parë.

Në sondazhin e publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing 56% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 8 mandate deputetësh. Kujtojmë që kryeministri Rama garon i 6 në Vlorë. Në 2013, për PS kishin votuar 46.6%.

Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 19% të votave nga 17.7% në 2013. PD merr 2 mandate deputetësh.

Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe LSI, duke marrë 14% të votave nga 8.7% në 2013. Merr 2 mandate.

LIBRA ka marrë 2% të votave, ndërsa PDIU shënon rënie. Ka marrë 5% të votave nga 5.6% në 2013. Nuk merr asnjë mandat deputeti.

Përveç rezultatit në rang kombëtar, do të mësohet se si lëviz vota e shqiptarëve edhe në dy qarqe të rëndësishme në vend, Tiranën dhe Korçën.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY