Horoskopi, 20 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 20 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

98
0
Shares

Dashi
Një situatë do t’ju vërë në pritje. Në punë duhet të jeni të saktë dhe të shpejtë. Në dashuri mund t’i besoni pa frikë partnerit/es tuaj. Beqarët do kenë një ditë premtuese dhe plot ngjyra të cilën duhet ta shfrytëzojnë sa të mundin. Nëse buxhetin nuk e menaxhoni me kujdes shumë shpejt do fillojnë problemet.

Demi
Do të kuptoni që një person i dashur do t’ju thotë gënjeshtra dhe kjo do t’ju bëjë dyshues tek te gjithë. Në ambientin e punës do të jeni të favorizuar. Juve që jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sot sepse partneri/ja do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës.

Binjakët
Duhet të bëni kujdes me durimin për të shmangur problemet në aspektin profesional. Në dashuri do të ndjeni frytet e punës. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do dini t’ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa.

Gaforrja
Natyra e saj ose e tij duket sikur ju ngjall bezdi. Duhet të qartësosh veten. Por do të ndiheni të lumtur në fushën e ndjenjave. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe për disa persona zemra do ju rrahë më fort se kurrë ndonjëherë. Në planin financiar do keni një ditë të mbushur me surpriza.

Luani
Nuk do zgjoheni me humor shumë të mirë sot ju të dashuruarit, por gjithçka do ndryshojë pas mesdite. Partneri/ja do ju surprizojë dhe do ju mbushë me dhurata fantastike. Beqarët nuk do e kenë të lehtë ta gjejnë princin e tyre të kaltër edhe pse do mundohen shumë. Me shpenzimet duhet të jeni ende të matur.

Virgjëresha
Do të jeni më të egër se zakonisht, kjo sepse ndiheni të sulmuar nga dikush që nuk e prisnit. Në dashuri do të jeni pak sipërfaqësorë. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te kujdesshëm dhe te mos bien pre e intrigave te disa personave. Kujdes duhet të tregoni me shëndetin.

Peshorja
Sot do të bëni një analizë të personave që ju rrethojnë, sidomos të atyre që njihni prej një kohe shumë të gjatë. Ata që janë në çift do mendojnë për ndryshime dhe për çdo gjë do mundoheni te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Financat do mbeten te kënaqshme sepse gjithmonë do dini çfarë hapash te hidhni.

Akrepi
Yjet ju këshillojnë që të ruani qetësinë dhe të jeni më mirëkuptues me personat që ju rrethojnë në ambientin e punës, si dhe me njeriun tuaj të zemrës. Veçanërisht në ambientin e punës mbajini sytë hapur për të shmangur armiqësitë. Financat mund të jenë disi delikate. Mundohuni të shpenzoni me kujdes.

Shigjetari
Do të jeni më kokëfortë se zakonisht për të mbrojtur argumentet tuaja. Në ambientin e punës do të shuani tensionet dhe do të jeni më të pavarur. Beqarët do realizojnë disa takime të papritura, por që sa hap e mbyll sytë do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi kujdes me shpenzimet.

Bricjapi
Do të keni shumë iniciativë. Në punë do të merrni vendimet e duhura dhe nuk do t’ju shfaqen probleme. Në dashuri ambienti do të jetë në favorin tuaj. Partneri/ja do angazhohet që t’ju surprizojë në mbrëmje. Shëndeti do të jetë i mirë, nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Ujori
Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes më mënyrën se si komunikoni me një nga eprorët tuaj sot. Në fushën e ndjenjave do të jeni shumë të gatshëm për ndryshime, por beqarët më mirë le të presin edhe pak kohë para se të tentojnë të joshin dikë. Në planin financiar yjet do jenë në anën tuaj.

Peshqit
Do të jeni të gatshëm të përballeni me një mikut tuaj. Jepni të gjithë mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj sepse është në një moment shumë të vështirë. Ju të dashuruarit sot do i keni gjërat shumë të qarta dhe për shumë gjëra do e kuptoni se keni vepruar gabim. Mos u druani të flisni hapur me partnerin/en sepse ai do ju kuptoje dhe do ju falë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY