Basha entuziasmon Lushnjën: Çfarë votojmë të dielën, palmat dhe pushtetin e Ramës,...

Basha entuziasmon Lushnjën: Çfarë votojmë të dielën, palmat dhe pushtetin e Ramës, apo uljen e taksave dhe çmimeve të energjisë e naftës

98
0
Shares

Mitingu mbyllës me qytetarët e Lushnjës dhe krahasimi i ofertave. Lulzim Basha me plan konkret që krijon ekonomi të fortë e vende pune, nga ana tjetër Edi Rama me premtime të reja e mashtrime të vjetra

Lulzim Basha u tha qytetarëve sot gjatë mitingut mbyllës në Lushnje, se cfarë janë zgjedhjet e ditës së dielë, dhe kush është alternative që duhet të zgjedhin shqiptarët.

Duke bërë krahasimin mes dy ofertave, në mënhyrë të detajuar, Basha tregoi pse shqiptarët ditën e dielë duhet të zgjedhin numrin 6.

“Të dielën, me 25 Qershor, zgjedhja do të jetë e qartë. Të dielën vendosim nëse do të kemi një ekonomi të fortë apo jo. Të dielën vendosim nëse do ti ulim taksat apo do të vazhdojmë me taksa të larta. Të dielën vendosim nëse do ta anulojmë taksën Rama mbi karburantin plot 240 lekë për letër, apo të vazhdojmë të kemi naftën më të shtrenjtë në Europë. Të dielën do të vendosim nëse paratë e taksave të shqiptarëve do të vazhdojnë të bëhen fasada, palma, rrush e kumbulla, apo do ti bëjmë pensione për pensionistët tanë, shkolla me orar europian dhe drekë të paguar për fëmijët tanë dhe investime që nxisin punësimin. Kjo është zgjedhja që bëhet ditën e dielë; ekonomi e fortë, me taksa të ulëta, me stazhe për studentët dhe subvencione për fermerët”, tha Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se Edi Rama është i njëjti, ai nuk mbajti asnjë premtim për 4 vite, nuk bëri asnjë përpjekje për ti mbajtur ato, dhe zgjodhi prioritete të tjera, të kundërta me interesin e qytetarëve, dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve, të qytetarëve, por vetëm të oligarkëve të tij.

“Edi Rama nuk i mbajti premtimet. Edi Rama nuk kishte prioritet ekonominë. Edi Rama nuk ka plan ndaj dhe ka frikë të përballet. Ka frikë nga debate dhe shkon e fshihet. Hedh gurin e fsheh dorën. Përballjen me mua e ka shmangur sepse nuk ka plan. Nuk ka plan për gjendjen e vendit. I vetmi plan për ta nxjerrë ekonominë nga kriza për të krijuar vende pune për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë, është numri 6. Edi Rama pati 4 vite kohë dhe nuk mori asnjë vendim në favor të familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj, të prindërve tuaj. Çdo vendim e mori vetëm për veten e tij dhe çetën që e rrethon. A nuk premtoi nga ky shesh 4 vite më parë taksa të ulëta për 97% të shqiptarëve?! Vjen me të njëjtat premtime që nuk i mbajti para shqiptarëve. Dëgjoni çfarë thotë sot nga Lushnja. Pastruesja e kryeminsitrisë nuk mund të paguajë njësoj taksa si kryeministri. E njëjta gjë që ka thënë para 4 vitesh. Nesër me Republikën e Re çdokush me rrogën nën 320 mijë lekë, paguan 0 tatim mbi pagat. Edi Rama mësoje nëse nuk e di”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se me Republikën e Re timoni dhe pushteti njëherë e mirë do të jenë në duart e qytetarëve dhe kryeministri i ardhshëm që do të dalë me votën e bashkuar të shqiptarëve, kryeministri i ekonomisë së fortë dhe i të nesërmes së sigurtë, do të ketë një dhe vetëm një detyrë; jo lojërat me timon, por të ndezë motorrin e ekonomisë në Lushnjë dhe gjithë Shqipërinë.

“Dhe këtë do ta bëjmë me planin tonë ekonomik, me të vetmin plan pa premtime boshe por me modelin që funksionon në lokomotivën e Europës, në Gjermaninë e Kancelares Angela Merkel që dërdoi ekspertët e saj pranë meje dhe pranë PD-së. Do të nisim me taksat e ulta. Ulja e TVSh-së, hapi i parë që do të ndërmarr do të kthejë 400 milionë euro në xhepat e konsumatorëve shqiptarë”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës iu përgjigj po ashtu komenteve të Ramës për drejtësinë.

“Ti thotë dikush Edi Ramës që Reformën në Drejtësi e kemi votuar vitin e kaluar. Ti thotë dikush Edi Ramës që vetingun e votuam dje dhe asgjë nuk do ta ndalë Reformën në Drejtësi. Asgjë nuk do ta ndalë forcimin e institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve dhe jo në kontrollin e politikanëve”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY