Bashkëshorti i Drejtoreshës së Doganave përfshihet në kontrabandë, ja rasti

Bashkëshorti i Drejtoreshës së Doganave përfshihet në kontrabandë, ja rasti

179
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar bashkëshortin e drejtoreshës së doganave për faktin se po ushtron kontrabandë të madhe kafeje.

STATUSI I PLOTË

“Kontrabandën e kafesë e bën bashkëshorti i ndrikullës drejtore e Përgjithshme e doganave!
Doganieri dixhital denoncon:
-bashkëshortin e ndrikullës, drejtoreshë e Përgjithshme të doganave, për kontrabandën e madhe të kafesë, me të cilin ai e menaxhon se bashku me drejtorët Zharin dhe Marjan të doganave të Kakavijës dhe Beratit, të cilët përdorin edhe emrin e zv/ministres se Financave!
I bej thirrje prokurorisë të nise sa më shpejtë hetimin për këtë rrjet të mafies shtetërore që po iu grabit shqiptarëve dhjetëra milionë euro me kontrabandën e kafesë dhe po shkatërron tregun e saj”.

“Pershendetje lidhur me e kontrabamden e kafese duam tju bejme me dije se kjo gje ndodh kryesisht ne magazinat me te medha te kafes qe ndodhen ne qytetin e Beratit. Po te hulumtoni me thelle do te mesoni se kjo kontrabande ka ndodhur dhe ndodh nga dogana e Kakavijes ne ate te Beratit ku si protagoniste jane drejtoret e Kakavijes dhe Beratit. Te dy keta drejtore, z. Zharin dhe z. Marjan jane lidhje te ngushta te bashkeshortit te Drejtoreshes se Pergjithshme. Madje ky i fundit, ish drejtori i doganes se Beratit Marjan Prifti, u shperblye duke u bere drejtor i Antikontrabandes megjithese eshte ende per ndjekje penale. Rastet e kontrabandes ne Berat dhe Kakavije jane referuar edhe prane Drejtorise se Antikorrupsionit ne DPD. Por me thene te drejten, drejtori i Antikontrabandes vazhdon te beje te njejten gje duke abuzuar edhe me emrin e Zv ministres te Ministrise se Financave. Kjo kontrabande po lulezon nuk ka te ndalur.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY