Kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e Miss Shqipëria 2017

Kush është bukuroshja që rrëmbeu kurorën e Miss Shqipëria 2017

986
0
Shares

Në edicionin e 19-të të Miss Shqipëria, që u zhvillua në kalanë e Tepelenës më 16 qershor, fatlumja që rrëmbeu kurorën e Miss-it ishte 16-vjeҫarja Alesia Çoku. Bukuroshja me origjinë nga Lushnja, as nuk e kishte menduar se mund të ishte ajo që do të rrëmbente kurorën e Miss-it dhe kur në fund të spektaklit u dëgjua emri i saj, s’kishte lumturi më të madhe.
E ftuar së bashku me producentin e këtij spektakli, Petri Bozo, këtë pasdite në “Rudina”, Alessia rrëfeu më shumë për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila, me siguri do t’i ndryshojë rrjedhën e jetës profesionale.
16-vjeҫarja ka lindur në Itali, Rimini, ku familja e saj kishin emigruar për shumë vite. Në moshën 7-vjeҫare, së bashku me familjen, Alessia vendoset në Tiranë dhe fillon shkollën. Me kalimin e viteve, shtatlartësia u bë e dukshme tek ajo dhe dëshira për të qenë pjesë e konkurseve të bukurisë po aq e dukshme vit pas viti. Por mosha e vogël, ende e kufizonte. Pyetjes se si u gjend në Miss Shqipëria këtë vit, Alessia i përgjigjet se për të ka qenë gjithmonë diҫka tunduese: “Familja dhe sidomos mami ka qenë shtysa ime kryesore, por unë e kam edhe hobi këtë gjë dhe mendova, pse të mos isha pjesë?” – tregon Alessia.
Edhe pse ka lindur në Itali dhe të ardhmen e sheh më shumë drejt këtij vendi, hë për hë, Alessia ndihet mirë me Shqipërinë. Edhe në Rimini, vendi i saj i lindjes, Miss-i ka bërë më parë një audicion bukurie në të cilin ka kaluar disa faza, por nuk ishte i përmasave të tilla. Mendiat vendase, madje, i kanë kushtuar edhe shumë artikuj fitores së Alessias ditët e fundit.
Mes 31 vajzave që u bënë pjesë e këtij kompeticioni, Alessia ishte me fatlumja, por më shumë sesa kurora, thekson ajo, fitoi një eksperiencë të jashtëzakonshme, ëndrrash, miqësi të forta me vajzat konkurrente, mësoi më shumë për resurset e mrekullueshme të vendit tonë, por edhe ҫ’do të thotë të punosh me regjim e disiplinë të rreptë. Këtë e vë në dukje edhe producenti Petri Bozo, i cili shton se të jesh Miss nuk është aq e bukur sa duket, sepse kjo garë, më shumë se ҫdo gjë tjetër, është një punë me regjim ushtarësh.
Megjithatë, pas pak muajsh, Alessia do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Globe 2017 dhe, me siguri, edhe atje do të ketë një përfaqësim dinjitoz të bukurisë shqiptare./Class/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY