EMRI/ Itali, prostituta e guximshme që fundosi ‘bosat’ shqiptarë

EMRI/ Itali, prostituta e guximshme që fundosi ‘bosat’ shqiptarë

364
0
Shares

Një prostitutë shqiptare është treguar mjaft e guximshme dhe ka rrezikuar duke bashkëpunuar me policinë. Ky operacion ka çuar në ranga dy shqiptarë, të cilët kishin ngritur një unazë të madhe prostitucioni rreth rrugës “Monte Rosa” në Milano.
Shumë herë dy shqiptarët i kishin shpëtuar drejtësisë. Kësaj here nuk patën fat.
Në pranga ka përfunduar Indrit Arapi, 34 vjeç, “bosi” i grupit dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Gentjan Hoxha, 45 vjeç. Arapi është dënuar me 4 vite e një muaj burg, ndërsa Hoxha me 3 vite e 8 muaj burg, raortojnë sot mediat lokale.
Pjesa tjetër e grupit dyshohet të jetë arratisur në Shqipëri pas dënimeve të dhëna ndaj tyre vitin e shkuar.
Sipas mediave italiane, vajzat rriheshin barbarisht dhe vetëm pas episodit të njëqindtë të dhunës, prostituta me orgjinë shqiptare është detyruar të bëjë denoncimin në polici.
Ajo është strehuar tek të afërmit në periferi të qytetit dhe më pas ka denoncuar shqiptarët.
Arapi ishte drejtuesi i grupit, i cili merrte apartamente me qira ku kryhej aktiviteti. Hoxha ndërkohë kontrollonte femrat gjatë punës së tyre. Pas akteve seksuale, klientëve u ofroheshin edhe doza kokaine.
Të paktën 7 apartamente janë zbuluar ku ushtrohej aktivitetin nga viktimat e tyre, ndërkohë që banda shqyhej për ndërrimet e shpeshta të makinave dhe të numrave të telefonit. Madje, në disa raste makinat ndërroheshin brenda 20 ditëve.
Hoxha ishte në krye të rekrutimit të vajzave në Shqipëri apo Rumani, duke përdorur ndërmjetësit të cilët janë paguar rreth 800 € (përfshirë udhëtimet). Pasi të mbërrinin në Itali, secila prej vajzave duhet të “kalonin një provim”. Në rast se nuk pëlqeheshin nga shfrytëzuesit, ktheheshin në shtëpi.
Vajzat janë marrë në Itali me vizë turistike. Dy të arrestuarit kanë precedentë penalë, pasi në vitin 2006 janë dënuar për trafik droge në Torino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY