Falsifikimi i Tahirit me videon e Mziut: Deklarata për ndërtimet pa leje...

Falsifikimi i Tahirit me videon e Mziut: Deklarata për ndërtimet pa leje që po nxiten nga PS dhe LSI

122
0
Shares

Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës i është përgjigjur deklaratave dhe fyerjeve të Kryeministrit në lidhje me fjalimin e mbajtur në Valias. Ai është shprehur se e kishte fjalën për ndërtimet pa leje por që deklarata e tij është shfrytëzuar sipas oreksit politik.
“Unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin
këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim
Kërkoj ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim nga propaganda e Edi Ramës në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të
qeverisë.
Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të
hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së
dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim.
Gjatë gjithë punës sime, jam krenar që kam mbrojtur dhe kam punuar e shërbyer, që ndërtimet e njerëzve të ardhur në Kamëz e në Paskuqan nga gjithë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike,
të legalizohen, të urbanizohen, të marrin shërbime dhe banesat e tyre të kenë vlerë.
Njeriu që shemb dhe prish, njihet fort mirë, ai është Edi Rama”,- ka përfunduar Mziu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY