Universiteti i Mjekësisë publikon kriteret e pranimit për vitin e ri akademik

Universiteti i Mjekësisë publikon kriteret e pranimit për vitin e ri akademik

172
0
Shares
Foto Ilustruese

Universiteti i Mjekësisë ndryshon kriteret e pranimit për tu dhënë më shumë mundësi maturantëve që dëshirojnë degët e tij që të shpallen fitues. Rektori i Universitetit, Arben Gjata, sqaron se krahas mesatares mbi 8, prioritet do të kenë maturantët që do të japin si provim me zgjedhje lëndët: Biologji, Fizikë dhe Kimi e thelluar.
“Kemi lënë mesataren 8.5 për aplikim përsa i përket Stomatologjisë, Farmacisë dhe Mjekësisë, ndërsa për degët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike kemi vënë mesataren 8. Ne sivjet, ndryshe nga vjet kemi ndryshuar jo përqindjet, por kemi vendosur disa koeficient për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Pra në qoftë se një student jep modulin e thelluar të cilat i kërkon mjekësia, Fizikë, Kimi ose Biologji, nota e provimit të Maturës do shumëzohet me 1.25. Në qoftë se do japë bërthamë një nga këto tre lëndë, nota e Maturës do shumëzohet 1.15.”, tha Gjata.
Vitin e ri akademik pranë Universitetit të Mjekësisë do të pranohen mbi 1200 studentë të rinj. Rektori Gjata thotë se kuotat e pranimit janë shtuar bazuar edhe në nevojat që kanë spitalet e vendit për mjekë. Shtim kuotash do të ketë edhe për transferimet e studimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY