Kandidati i LSI-së “i përvishet” kryeministrit Rama: Është ekonomia o idiot

Kandidati i LSI-së “i përvishet” kryeministrit Rama: Është ekonomia o idiot

120
0
Shares

Ralf Gjoni kandidat për deputet i LSI-së në Tiranë ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për ekonominë me shprehjen e vjetër të Bill Klintonit “Është Ekonomia O Idiot”. (It’s the Economy Stupid).
Me anë të një statusi në “Facebook” Ralf Gjoni shkruan…

“Sot më erdhi një msg në WËhatsApp nga Bill Clinton. Më kërkoi ta postoja këtë mesazh të tij të vjetër për Rilindjen:
Është EKONOMIA ajo që ka rëndësi O Idiot!
Punë në Shqipëri nuk ka O Idiot!
Të rinjtë duhet të përgatiten për tregun e punës O Idiot!
Reforma jote në arsim goditi studentët më të mirë O Idiot!
Si mund të ndërtojë Shqipëria një ekonomi të fortë pa të rinj të kualifikuar O Idiot!
Taksat e Larta në një vend të varfër nuk sjellin mirëqenie O Idiot!
Kosto e jetesës është rritur O Idiot!
Biznesi i vogël po mbytet O Idiot!
TVSH 20% mbi bazën ushqimore rëndon mbi familjet shqiptare O Idiot!
Moskthimi i pronës tek pronari pengon investitorët e huaj O Idiot!
Subvencionet e ulëta në Bujqësi e mbysin fermerin shqiptar O Idiot!
Industria e Turizmit mund të mbajë mijëra familje shqiptare O Idiot!
Mungesa e një infrastrukture turistike e mban turistin e huaj larg O Idiot!
A e di ti se 56% e familjeve dhe 90% e të rinjve shqiptarë duan të ikin larg vendit të tyre O Idiot?
A e di që politikat e tua kanë vrarë shpresën e shqiptarëve O Idiot?
A ta ka thënë njeri se po na e bën Shqipërinë të pa jetueshme O Idiot???”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY