I fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI, Tushaj e pranon: Po...

I fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI, Tushaj e pranon: Po e bëra

124
0
Shares

“Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, shkruan Tushaj në “Facebook”, lidhur mevideon e publikuar nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku ai shihet duke i futur një zarf në xhep kryeplakut të fshatit Rraboshtë që u dhunua pak ditë më parë.
Në lidhje me këtë video, Tushaj ka arsyetuar se gjesti i tij ka të bëjë me zakonin për të nderuar filxhanin e kafes, pra se ai e ka uruar për shkak të lëndimit dhe daljes nga spitali.
Kandidati i LSI-së thotë se ai bashkë me Gjovalinin, kryeplakun e Rraboshtës e kanë respektuar dhe e respektojnë këtë traditë të bukur, duke shtuar se turpi është për ata që e kanë harruar.
Gjovalin Gjini, një prej përkrahësve të LSI-së në Lezhë u dhunua barbarisht dy ditë më parë dhe u vizitua nga ish-kryetari i kësaj partie, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.
Pikërisht në këtë takim, Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit nëse policia nuk kapte sipas tij “zagarët” që dhunojnë simpatizantët e LSI-së.

Viktor Tushaj fb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY