KQZ jep sërish alarmin: Partitë të dorëzojnë urgjent emrat e komisionerëve

KQZ jep sërish alarmin: Partitë të dorëzojnë urgjent emrat e komisionerëve

115
0
Shares

Po afron data e zgjedhjeve dhe asnjë nga partitë politike nuk ka dorëzuar në zyrat e KQZ-së, emrat e kom,isionerëve që do të menaxhojnë proçesin zgjedhor.
Zëdhënësia e KQZ Drilona Hoxhaj mbajti një deklaratë për shtyp ku bëri thirrjë të gjitha partive që në mënyrë urgjente të paraqesin prpozimet për komisionerët që do të përzgjidhen.
DEKLARATA

Vijon të mbetet e patolerueshme situata e emërimeve të komisioneverëve të Qendrave të Votimit nga ana e KZAZ-ve, për shkak të mos dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike që, në zbatim të Kodit Zgjedhor kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KQV-ve.
Nga informacioni i përditësuar, rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht si më posht:
1. Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 – Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
2. Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 – asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
3. Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 – I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
4. Qarku Tiranë (7 KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .
5. Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ 46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ 47, 48, 49, 50 – nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.
6. Qarku Fier (1 KZAZ), KZAZ 56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
7. Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 – nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
8. Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR.
Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY