Ministri Demiraj homazhe për Kryekomisarin Nikoll Vatnikaj: Humbëm një oficer profesionist

Ministri Demiraj homazhe për Kryekomisarin Nikoll Vatnikaj: Humbëm një oficer profesionist

109
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj mori pjesë në ceremoninë përcjelljes të Kryekomisarit Nikoll Vatnikaj, në Pallatin e Kongreseve, ku vuri një kurorë me lule.
Ministri Demiraj vlerësoi kontributin 30 vjeçar të Kryekomisar Vatnikaj në strukturat e Policisë Shtetit.
“Ngushëllime Organizatës së Policisë së Shtetit për humbjen e një oficeri profesionist me karrierë të gjatë policore,” u shpreh Ministri.
Kryekomisar Nikoll Vatnikaj ka një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në polici. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, shef komisariati në Lezhë, Berat e në rrethe të tjera, si dhe në detyra të tjera ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY