VIDEO & FOTO GALERI/ Londër, furgoni përplas besimtarët myslimanë pranë një xhamie

VIDEO & FOTO GALERI/ Londër, furgoni përplas besimtarët myslimanë pranë një xhamie

83
0
Shares

Një furgon ka përplasur disa kalimtarë pranë një xhamie në “Seven Sisters Road” në veri të Londrës.
Sipas kalimtarëve janë goditur rreth 10 persona.
Nga informacionet paraprake, mësohet se të paktën një burrë ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.
Një 48 vjeçar u arrestua pas përplasjes pas mesnate pranë shamisë së Finsbury Park në “Seven Sisters Road”.
Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB) tha se një furgon qëllimisht po përplaste besimtarët myslimanë që ishin duke dalë nga xhamia në rrugën Seven Sisters pas faljeve të Ramazanit.
MCB  tha se ishte një “manifestim i dhunshëm i Islamofobia” dhe bëri thirrje për siguri shtesë rreth xhamive.

 
Dinamika

Terroristi

Një furgon eci në drejtim të këmbësorëve në rrugën Seven Sisters në Finsbury Park në veri të Londrës në orën 12:20, kur sapo kishte kaluar mesnata dhe po hynte e hëna.
Një burrë u vra dhe tetë të tjerë  u plagosën jashtë xhamisë në Finsbury Park pasi besimtarët po dilnin pas takimit për faljen e orëve të vona.
Fotot e mjetit të përdorur tregojnë logon e një kompanie që jep makina me qira.
“Scotland Yard” konfirmoi se një burrë 48 vjeç u arrestua në skenën e krimit pas një rrethimi prej njerëzish të armatosur.
Thuhet se ai bërtiti “më vrisni, vrisni të gjithë myslimanët” kur heronjtë e ngjarjes e hodhën atë poshtë në tokë.
Policia metropolitani vendosi një kordon rreth zonës dhe helikopter i Policisë nisi patrullimin në zonë.
Kryeministrja Theresa May e përshkroi sulmin si një “incident i tmerrshëm”, ndërsa kreu i opozitës Jeremy Corbin tha se ai ishte “shumë i tronditur”.
Nuk është ende e qartë nëse “Scotland Yard” po e sheh sulmin si sulm terrorist por trupat e antiterrorizmin po bëjnë hetimet.
Ky sulm ndodh pak më shumë se dy javë kur një furgon me qira u përdor për të vrarë këmbësorët në Urën e Londrës.

Police rush to London’s Finsbury Park after van slams into crowd leaving mosque. http://fxn.ws/2sqbMrrWatch complete coverage on Fox News Channel.

Posted by Fox News on 18.06.2017

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY