Ish-i dashuri i nxin jetën vajzës: Më kthe lekët dhe dhuratat

Ish-i dashuri i nxin jetën vajzës: Më kthe lekët dhe dhuratat

89
0
Shares

“Nëse vendos të ndahesh nga unë, duhet të më kthesh mbrapsht lekët dhe dhuratat që të kam dhënë sa ishim bashkë”.
Përmes një kërkese të tillë, të shoqëruar me kërcënime verbale e deri në dhunë fizike, një 45-vjeçar ka “terrorizuar” për muaj me radhë ishtë dashurën e tij, shkruan “Panorama”.
Duke mos qenë dakord ndërprerjen e marrëdhënies së dashurisë, ai ka kërkuar ish-partneres dhe familjarëve të saj fillimisht 1 milion lekë të rinj, ndërsa më pas 6 milionë. Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2017 në Tiranë.
Sipas Gjykatës së Tiranës, “protagonisti” i saj është i pandehuri R. Sulejmani, gjykimi i të cilit përfundoi pak ditë më parë. Ai u gjykua për “përndjekje” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”. Gjykata vendosi deklarimin fajtor të tij vetëm për akuzën e parë, me 5 muaj e 10 ditë burg. Për akuzën tjetër çështja u pushua, pasi gjatë gjykimi e dëmtuara nuk paraqiti kërkese për gjykim në lidhje me atë vepër.

Përndjekja
Gjatë gjykimit të çështjes penale në ngarkim të 45-vjeçarit ka rezultuar se kallëzimi ndaj tij është bërë në janar të vitit 2017. Ish-e dashura e tij ka kallëzuar në Policinë e Tiranës përndjekjen sistematike që i ishte bërë nga i pandehuri.
Në kallëzimin ajo ka shpjeguar se është banore e Tiranës, se është beqare dhe se punon në një kompani private. Ajo ka rrëfyer se 45-vjeçari me të cilin ka pasur një lidhje dashurie nuk ka qenë dakord që marrëdhënia e tyre të ndërpritej.
Sipas kallëzimit, i pandehuri ka filluar të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj saj dhe familjarëve. Referuar kallëzimit, ai u ka thënë se nëse kallëzuesja vendoste që marrëdhënia e tyre të merrte fund, duhet t’i kthente shumën e lekëve dhe dhuratat që ai i kishte dhënë gjatë marrëdhënies mes tyre.
Në muajt e fundit para kallëzimit i pandehuri i ka shkuar disa herë në vendin e punës dhe e ka takuar kallëzuesen pa pëlqimin e saj. Njëkohësisht ai i ka takuar të afërmit e saj, të cilët mes kërcënimeve u ka thënë se kallëzuesja duhet t’i kthente lekët dhe dhuratat. Referuar kallëzimit të cituar në vendimin e gjykatës, fillimisht i pandehuri i ka kërkuar shumën prej 1 milion lekë të rinj dhe me pas shumen prej 6 milionë lekë të rinj.

Dhuna fizike
Sipas kallëzueses, veprimet përndjekëse të të pandehurit Sulejmani kanë kulmuar në javën e dytë të janarit, kur ai e ka sulmuar fizikisht ish-të dashurën e tij. Ai ka shkuar në zyrën e punës së saj dhe pasi ka ushtruar dhunë psikologjike duke i kërkuar leket dhe dhuratat e dhëna duke përdorur zë të lartë, ka ushtruar dhune fizike në shkallët e pallatit ku ndodhej zyra e saj. Kallëzuesja ka pohuar se është gjuajtur me grushte dhe shkelma në kokë dhe në bark.

SMS kërcënuese
Referuar vendimit të gjykatës, kallëzuesja ka vënë në dispozicion të hetimit 33 fletë formati në të cilat gjenden SMS me përmbajtje kërcënuese, për të cilat ka shpjeguar se i janë dërguar nga i pandehuri.
Po kështu, kallëzuesja është shprehur se për faktin e shqetësimeve të herë pas hershme nga i pandehuri ajo është paraqitur edhe më parë në polici, ku është bërë dhe një ballafaqim i mëparshëm mes tyre. Sipas Gjykatës, gjatë hetimit, nga këqyrja e tabulateve telefonike është konstatuar një fluks i dendur SMS-sh dhe thirrjesh telefonike drejt numrit celular të së dëmtuarës.
Po ashtu, gjatë hetimit janë siguruara edhe pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë në hyrjen e pallatit ku ndodhet zyra e së dëmtuarës. Sipas Gjykatës, nga këqyrja e tyre evidentohet lehtësisht konflikti fizik dhe dhuna e ushtruar nga i pandehuri. Po ashtu, gjatë hetimit e dëmtuara ka vënë në dispozicion edhe një grup tjetër mesazhesh të dërguara nga personi i pandehuri nga adresa e tij e “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY