SKANDAL & EMRA/ Punësimet me urdhër fiktiv në burgje, ja kush janë...

SKANDAL & EMRA/ Punësimet me urdhër fiktiv në burgje, ja kush janë personat në hetim

140
0
Shares

Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Miklovan Kopani, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve 41 vjeç, shefi i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve 30 vjeç dhe Arta Selamaj, përgjegjëse e Arkivës e Protokollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas policisë këta 3 persona dyshohet si të përfshirë në skandalin te Burgjet, ku ish-drejtori i Burgjeve dha urdhër për IEVP Shkodër të punësoheshin 20 persona. Urdhri i nxjerrë dyshohet se është fiktiv dhe është nxjerrë nga zyrtarë të lartë në bashkëpunim.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Në datën 17. 06. 2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim te shtetasve:
– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
– M. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë.
– A. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
 Hetimet filluan pasi DVP Tiranë është vënë në dijeni nëpërmjet sallës operative dhe zyrtarisht me shkresën nr. 5402 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje nxjerrjen, publikimin dhe përdorimin për fushatë elektorale të një dokumenti zyrtar, një urdhër “Për shpalljen e fitueseve për stafin Civil ne IEVP Shkodër”, i nënshkruar nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve M. K., dhe i vulosur me vulën e institucionit shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se janë shpallur fitues të një liste me 20 persona për tu punësuar pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër. Ky urdhër pritej të vihej në funksionim në periudhën në vijim. Urdhri dyshohet se është fiktiv dhe është nxjerrë nga funksionare të lartë në bashkëpunim në kundërshtim me ligjin gjatë kohës në detyrë dhe është përdorur në fushatë elektorale në qarkun e Shkodrës, në datën 15. 06. 2017 duke ju premtuar zgjedhësve vende pune në kundërshtim me ligjet në fuqi. Gjatë edicioneve të lajmeve në një TV lokal ne Shkodër nga përfaqësuesi i një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhje, është shfaqur dokumenti i sipërpërmendur. Dyshohet se haptazi janë konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje duke premtuar për vend pune ose favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin, vepër penale e parashikuar nga neni 238 i KP . Nga verifikimet e kryera nga ana e Specialistëve të këtij Seksioni ka rezultuar se procesi i rekrutimit të personelit për IEVP Shkodër është ende në fazat fillestare të tij dhe aktualisht nuk vijon si proces. Nga hetimet e kryera dyshohet se personat e sipërpërmendur duke përdorur vulën e institucionit kanë falsifikuar këtë shkresë, duke premtuar vende pune gjatë fushatës zgjedhore me qëllim përfitime elektorale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY