Lulzim Basha e ka vazhdoi aktivitetin elektoral të ditës së sotme, me një ecje e takime me qytetarë të Pogradecit, në orët e darkës.
Basha u ndalua në një dyqan që shiste shumë këto kohë një lojë antistres.
Kryetari i opozitës u shpreh se me 25 qershor, pas një jave, kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres.
Ruaje një për Edi Ramën, i tha Basha pronarit të dyqanit, sepse ai do të ketë nevojë për atë lodrën antistres me 26 qershor.
Gjatë takimeve me qytetarë të Pogradecit, Lulzim Basha u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, ka një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit.
Ky plan, u thotë Basha qytetarëve, funksionon në Amerikë, funksionon në Gjermani, do të funksionojë dhe në Shqipëri për të nxjerrë vendin nga kriza e për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/