DHUNA/ LSI: Të shkarkohet menjëherë Haki Çako

DHUNA/ LSI: Të shkarkohet menjëherë Haki Çako

78
0
Shares

LSI i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, që të shkarkojnë menjëherë nga detyra, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çakon. Pjesë e kërkesës së kësaj force politike, është edhe shkarkimi i disa shefa komisariatesh.
Në një konferencë shtypi, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili artikuloi kërkesat, deklaroi midis të tjerave, se e gjithë kjo situatë është tensionuar pasi policia nuk po zbaton ligjin por urdhrat e kryeministrit për të mbledhur vota.
“Këto raste dëshmojnë dhe njëherë se sa e inkriminuar është një pjesë e policisë së shtetit. I kërkoj zyrtarisht Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të policë Haki Çako, shefin e komisariateve, Pukë, Berat, Lezhë dhe Fushë-Krujë.
Në të kundër mos veprimi në një rast të tillë është bashkëfajësi përfshirë këtu kryetarin e rilindjen.
Qytetarët përballë mos veprimit të policisë do të jenë të detyruar të ruajnë veten, pa i kapërcyer kufijtë ligjor”, deklaroi Luan Rama.

 

Deklarata e plotë nënkryetarit të LSI, Luan Rama

Jam i detyruar të dalë në këtë konferencë për shtyp për të denoncuar përshkallëzimin e aktive të dhunës të delinkuentëve të Rilindjes, të bandave të organizuara politike që nën mbështetjen e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit dhe të inkurajuara me mosveprimin skandaloz dhe kriminal i tyre, sot janë shfaqur me fytyrën e tyre të vërtetë në disa raste aktesh dhune kriminale të shëmtuar.
Konkretisht siç e ndoqët edhe më parë, është goditur me mjete të forta publikisht në mes të qytetit në Fushë Krujë, Blerim Çela, veprimtar, anëtar i LSI-së, koordinator i strukturave tona zgjedhore atje, i cili së bashku me një grup veprimtarësh të tjerë prisnin të fillonin analizën e punës në zyrën e LSI-së.
Persona të armatosur kanë vajtur, kanë kërcënuar pjesën tjetër dhe e kanë qëlluar Blerim Çelën me levë në kokë.
Mosveprimi i Komisariatit të Policisë në Fushë Krujë është skandaloz, ashtu sikundër është në të njëjtën shkallë papërgjegjshmërie edhe struktura e policisë në komisariatin e Pukës, pasi persona të shumtë, burra, cuba, banditë të Rilindjes, kanë sulmuar dhe kanë dhunuar dy femra, njëra kryetare e LSI-së Sajmira Laçi dhe tjetra, kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim të Pukës, Romina Kuçi.
Në njoftimet që na vijnë nga strukturat tona të monitorimit dhe të koordinimit në qarqet, më konkretisht nga Shkodra për Pukën, nga qarku i Durrësit për Fushë Krujën, rezultojnë të indentifikuar persona konkretë.
Madje, në Pukë rezulton, sipas denoncimit të bërë nga strukturat tona në Pukë, të përfshirë në këtë ngjarje, Astrit Kuçi nënkryetar i Bashkisë në Pukë, Pal Doçi, koordinator i Rilindjes në Pukë së bashku me nipin e tij, dhe Pëllumb Prenga, inxhinier Pyjesh në Bashkinë e Fushë Arrëzit.
Për të gjitha këto raste ne kemi informuar në mënyrë të menjëhershme strukturat përkatëse, organin e Prokurorisë, organet e Policisë, Ministrin e Brendshëm.
Kemi denoncuar targat konkrete të mjeteve, me të cilat kanë lëvizur këta persona dhe presim reagimin ligjor të këtyre strukturave.
E gjitha kjo situatë kriminale e rënduar natyrisht që e gjen motivin tek thirrjet skandaloze të kryetarit të Rilindjes, i cili e fton policinë të punojë për të marrë vota për partinë e tij dhe jo të zbatojë ligjin. Natyrisht që nëse policët shkojnë për të marrë vota banditët, në koordinim me ta, kryejnë akte dhune për të frikësuar dhe për të terrorizuar qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese në respekt të ligjit, të Kushtetutës, si qytetarë të lirë të këtij vendi.
Këto raste dëshmojnë edhe një herë se sa e inkriminuar është një pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Prandaj i kërkoj zyrtarisht, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit, shkarkimin e menjëhershëm nga detyra për papërgjegjshmëri dhe për mosveprim, më e pakta kriminal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.
Shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë në Pukë, shefit të Komisariatit të Policisë në Berat, Drejtorit të Policisë së Qarkut Berat, shefit të Komisariatit të Policisë në Lezhë dhe shefit të Komisariatit të Policisë në Fushë-Krujë.
Në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë, përballë këtyre fakteve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë, përfshirë këtu kryetarin e rilindjes.
Qytetarët shqiptarë përballë mosveprimit të strukturave të zbatimit të ligjit, përballë mosveprimit të strukturave të policisë, natyrisht që përballë dhunës së bandave do të jenë të detyruar që në kushtet e mbrojtjes së nevojshme të ruajnë veten, integritetin dhe jetën e tyre. Natyrisht pa i kapërcyer kufijtë ligjorë.
Edhe një herë kërkoj distancim të menjëhershëm të strukturave të larta drejtuese të rilindjes dhe të mos justifikohen duke thënë: njëri është çështje e një kanali uji dhe tjetri policët janë duke mbledhur vota për Partinë Socialiste.
Kërkoj distancim të menjëhershëm të të gjithë socialistëve të ndershëm në të gjithë Shqipërinë nga akte të tilla dhune të shëmtuar sepse ata e dinë shumë mirë, i kanë provuar në kurrizin e tyre padrejtësitë dhe dhunën e mekanizmit shtetëror. Ndaj distancimi është hapi i parë moral, qytetar dhe politik, i cilitdo që ndjen minimumin e përgjegjësisë përballë situatës së krijuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY