Kamëz, mashtrimi me tentativën e hedhjes së një fëmije nga kati i...

Kamëz, mashtrimi me tentativën e hedhjes së një fëmije nga kati i 7-të

86
0
Shares
Komisariati Policise, Kamez

Një lajm qarkulloi pasditen e sotme, sipas të cilit një fëmijë 12 vjeçar i cili luante me “Balena blu”, tentoi të vetëhidhej nga kati i 7-të i një pallati në Kamëz.
Por lajmi mësohet se ka qenë i rremë.
Policia e cila ka sqaruar se pas telefonatës alarmuese, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të uniformave blu si dhe dy makina zjarrfikëse, por më pas kanë konstatuar se telefonata ishte një mashtrim.
Kanë qenë bizneset përreth zonës të cilët kanë konfirmuar se asgjë nga çfarë pretendohej në telefonatën e bërë nuk ishte e vërtetë.
Policia po heton për zbardhjen e telefonatës së rreme.
Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 18.06.2017, rreth orës 18:55 në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një telefonatë se, në katin e 7 të një pallati në Bulevardin Blu në Kamëz, një fëmijë po tenton të vetë hidhet.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, Shqiponjat si dhe janë vënë në dijeni Shërbimet zjarrfikëse.
Nga informacionet e marra nga bizneset përreth këtij pallati, banoreve dhe kalimtarëve, nuk ka patur asnjë person në tarracë rreth kohës së telefonatës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 po bëjnë verifikimet e nevojshme mbi telefonatën e rreme të ardhur në linjën e emergjencave civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY