Basha: Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët...

Basha: Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve

92
0
Shares

Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Bilishtit i ktheu një përgjigje Edi Ramës në lidhje me planin e tij ekonomik, për ekonomi të fortë e të nesërm të sigurt që parashikon mbajtjen e fëmijëve shqiptarë në shkollë deri në orën 16.00, ku do të kryejnë detyrat, do të mësojnë gjuhë të huaja dhe ku shteti do tu sigurojë edhe drekën.
Edi Rama është përpjekur të tallet me këtë projekt të Lulzim Bashës, duke u thënë njerëzve që tani Luli do ushqejë fëmijët tuaj.
Unë ushqej fëmijët e mi, tha Basha, por Republika e Re do të ushqejë fëmijët e shqiptarëve.
Sepse tha Basha, paratë nuk do të bëhen rrush e kumbulla, pllaka e palma të thara, sic i bëri Rama.
Paratë do t’u kthehen shqiptarëve.
Plani im ekonomik, tha Basha, do të sigurojë rritje të konsumit, të prodhimit, do të hapë vende pune, do të krijojë mundësi për rininë, do të mbështesë fermerët, do të nxisë ardhjen e investitorëve të huaj.
Plani ekonomik i Lulzim Bashës do të ndezë motorët e ekonomisë, dhe ai do të ketë prioritet njerëzit, fëmijët e shqiptarëve me shkolla të mira që ofrojnë drekë për ta, do të ketë prioritet pensionistët duke rritur shpërblimin e tyre, do të mbështesë të rinjtë dhe njerëzit në nevojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY