Lulzim Basha: Po ta dëgjojë veten se çfarë thotë, as Edi Rama...

Lulzim Basha: Po ta dëgjojë veten se çfarë thotë, as Edi Rama nuk voton për Edi Ramën

70
0
Shares

Lulzim Basha ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e Edi Ramës nëpër mitingje, i cili akuzon e fajëson sistemin e këdo, dhe kërkon edhe më shumë pushtet, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë.
Basha tha se, “po ta dëgjosh se çfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën. Sepse përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama, ai që qeverisi dhe kishte gjithçka nën kontrollin e tij në 4 vite”.
Basha citoi shifrën tronditëse të Gallup që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin dhe kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY