Austri, shqiptari masakron me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve dhe lajmëron...

Austri, shqiptari masakron me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve dhe lajmëron Policinë

79
0
Shares

Një grua 31-vjeçare është gjetur e vdekur sot (e diele) në orët e para të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Graz. Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25-vjeçar, i cili pastaj e kishte lajmëruar vetë Policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.
Alarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 05.30. Personi në fjalë, shtetas austriak me origjinë kosovare u kishte thënë policëve se e kishte vrarë ai me thikë partneren e tij.
Patrulla e policisë që kishte arritur pastaj në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e pajetë të gruas, transmeton albinfo.ch. I riu 25-vjeçar i është dorëzuar policisë, pa rezistencë.
Në banesë ndodhej edhe djali 5 vjeçar i viktimës dhe vajza, foshnjë tremuajshe e çiftit.
Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe tashmë disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri-tjetrit nga shtëpia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY