Nëna gjen vajzën e humbur prej 31 vitesh, por ajo refuzon ta...

Nëna gjen vajzën e humbur prej 31 vitesh, por ajo refuzon ta takojë

115
0
Shares

Valentina ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për të kërkuar vajzën e saj të humbur prej 31 vitesh.

Ajo rrëfen se ka patur një lidhje prej dy vitesh e gjysmë me një djalë, nga ku ngeli shtatzënë, por ai kërkoi abortin e fëmijës dhe duke qënë se Valentina nuk pranoi, u zhduk.  Ajo tregon se në kohën e diktaturës ekzistonte një rregull për të mbrojtur fëmijët që vinin nga lidhjet jashtëmartesore, i largonin nga familja dhe i çonin në një qytet tjetër. Kjo gjë ndodhi edhe me Valentinën, të cilën e çuan të lindte në Seman të Fierit në vitin 1983 e më pas për 6 muaj të qëndronte në befotrofin e Durrës, ku ra dakord që të linte vajzën, Naidën, e të shkonte ta takonte çdo muaj gjersa të merrte një shtëpi nga qeveria. Për tre vjet Valentina merrte vajzën nga befotrofi dhe qëndronte me të për 5 ditë në Tiranë.

Planet e saj ishin shumë të qarta,  do të punonte, do të merrte shtëpi dhe nëqoftëse do të krijonte një marrëdhënie, do të ndodhte nëse do të ishte bashkë me të bijën. Naida në vitin 1987  u transferua në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, pa dijeninë e të ëmës dhe kur kjo e fundit shkoi ta kërkonte, i thanë se fëmija nuk ndodhej as në Durrës e as në Shkodër. Valentina ka vazhduar prej vitit 1987 e deri më sot të kërkojë të bijën në të gjithë shtëpitë e fëmijëve që ndodhen në Shqipëri.

Me bashkëshortin është njohur prej motrës së tij, e cila jetonte në Memaliaj, ku të gjithë e dinin që ajo kishte një vajzë. Pavarësisht kësaj ai u dashurua me Valentinën, formuan familje dhe e ka përkrahur gjithmonë për kërkimin e të bijës, ndërsa 3 vajzave u ka treguar kur ishin të vogla, të cilat presin me padurim që të gjendet motra e tyre e humbur. Valentina vuan nga kanceri në qafën e mitrës, sëmundje e cila është zhvilluar që prej lindjes së vajzës së humbur, Naidës.

“Për datëlindjen e saj blej torta dhe i shuaj qirinjtë me vajzat. 25 vjetorin e kemi bërë në lokal, vajzat kanë mbledhur shoqërinë, pa qenë vajza aty.”

Ajo gjithashtu në vitin 2017 e ka kërkuar një emision televiziv, nga ku u verifikua se Naida ishte birësuar kur ka qenë në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër dhe se jeton në Shqipëri.

“Jam shumë e lumtur që vajza ime është birësuar sepse kisha dëgjuar që fëmijët ishin shitur në kohën e demokracisë nëpër vendet e Europës. I jap një falënderim shumë të madh sa rruzulli tokësor atyre prindërve birësuar që më kanë rritur vajzën.”

Valentina kërkon vetëm ta shohë vajzën e saj që është mirë dhe se a i ngjan, ndaj Arditi i thotë se ngjasojnë shumë sepse e ka takuar, gjë që atë e emocionon shumë. Arditi tregon se e bija e saj është në dijeni, por nuk pranoi të ishte pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, pasi nuk dëshironte të lëndonte prindërit birësues dhe se po mendohet se çfarë do të bëjë sepse është një situatë shumë delikate.  Valentina e kupton pozitën e vajzës së saj dhe shprehet se do të presë, mjafton që ta takojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY