EMRI & HETIMET e DEA-s/ Zbulohet identiteti i biznesmenit shqiptar që drejtonte...

EMRI & HETIMET e DEA-s/ Zbulohet identiteti i biznesmenit shqiptar që drejtonte rrjetin ndërkombëtar të drogës

128
0
Shares

Mediat greke kanë zbuluar emrin e biznesmenit shqiptar të arrestuar në Greqi së bashku me 4 persona të tjerë, si pjesë e një rrjeti kokaine në Ballkan. Nga hetimet e policisë greke dhe DEA-s amerikane, rezulton se një 53-vjeçar shqiptar është drejtuesi i organizatës së kokainës.
Ai është Arian Senaj, i cili jeton në Greqi në një vilë në zonën e quajtur Kavuri. Biznesmeni shqiptar është një nga më të pasurit në Shqipëri dhe është i përfshirë në tregtinë e gazit natyror, shkruan gazeta greke “Protothema”.
Shqiptari Arian Senaj kishte krijuar lidhje me organizatën e drogës “Kali” në Kolumbi, e cila kishte dërguar në Ballkan edhe kokainën të paketuar me logon e “PlayBoy”. Kokaina ishte e cilësisë së pastër, thonë autoritetet greke. Plot 21 kg kokainë u sekuestrua gjatë operacionit anti-drogë. Gjysma e saj u gjet në pronat e biznesmenit grek Sakis Karatzounis kurse pjesa tjetër në makinën e një 35-vjeçari shqiptar, pjesë e këtij rrjeti.
Deri tani janë arrestuar 5 persona; 4 shqiptarë mes të cilëve biznesmeni Arian Senaj dhe i pesti është biznesmeni grek Karatzounis. Emri i Arian Senajt është treguar nga vet biznesmeni grek, i cili ka treguar emrin edhe të njërit prej shqiptarëve të tjerë të arrestuar, Sami H.
Sakis Kechagioglu, avokati i biznesmenit shqiptar, duke folur për gazetën “Protothema” ka thënë se, “Sekuestrimi i sasisë së madhe të drogës është fakt i padiskutueshëm. Hetimi është përqëndruar për të evidentuar përgjegjësit. Klientët e mi thonë se janë të pafajshëm. Njëri prej klientëve të mi është njëri nga sipërmarrësit më të rëndësishëm në Shqipëri me një aktivitet të njohur ndërkombëtarisht. Shpresoj që pretendimet e tij për pafajësia të jenë të vërteta”.
Si funksiononte rrjeti i drogës

Kokaina vinte direkt nga Kolumbia dhe magazinohej kryesisht në Athinë. Përgjegjës për ruajtjen e saj ishte pikërisht biznesmeni grek dhe ish-Presidenti i ekipit të futbollit të Trikallas, Sakis Karatzounis. Një pjesë e kokainës shitej në kryeqytetin grek, kurse pjesa tjetër trafikohej në Mikono për t’iu shitur klientëve VIP. Vlera e 1 gr kokainë  kushtonte më e pakta 100 Euro. Nga ana tjetër, biznesmeni shqiptar Arian Senaj ishte truri dhe financieri i kësaj organizate dhe merrej personalisht me gjetjen e kokainës. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY