EMRI/ Shkodër, jepte 10 mijë lekë për votën, shpallet në kërkim 42...

EMRI/ Shkodër, jepte 10 mijë lekë për votën, shpallet në kërkim 42 vjeçari

162
0
Shares

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 42 vjeçar.
Bëhet fjalë për Pjetër Prendin, i cili punonte për Tom Doshin. Mbi të rëndon akuza e blerjes së votës. Pjetër Prendi vepronte në lagjen “Mark Lula ”, dhe premtonte 10 mijë lekë për votë.
Denoncimi është bërë nga vetë Tom Doshi, pasi sipas tij Prendi vepronte pa dijeninë e Doshit.

NJOFTIMI I POLICISË
Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. P. 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.
Vepra penale në ngarkim të shtetasit P.P. është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY