Shkodër, skandali me punësimet në burgje, nis hetimi për tre persona

Shkodër, skandali me punësimet në burgje, nis hetimi për tre persona

152
0
Shares

Në datën 17.06.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim te shtetasve:
– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
– M. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë
– A. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Hetimet filluan pasi D.V.P. Tiranë është vënë në dijeni nëpërmjet sallës operative dhe zyrtarisht me shkresën nr.5402 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje nxjerrjen, publikimin dhe përdorimin për fushatë elektorale të një dokumeti zyrtar, një urdhër “Për shpalljen e fitueveve për stafin Civil ne I.E.V.P Shkodër”, i nënshkruar nga ish-Drejtori i Përgjithëshëm i Burgjeve M. K., dhe i vulosur me vulën e institucionit shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se janë shpallur fitues të një liste me 20 persona për tu punësuar pranë Institucionit të Ekzkutimit të Vendimeve Penale Shkodër.
Ky urdhër pritej të vihej në funksionim në periudhën në vijim.
Urdhëri dyshohet se eshte fiktiv dhe është nxjerrë nga funksionare të lartë në bashkëpunim në kundërshtim me ligjin gjatë kohës në detyrë dhe është përdorur në fushatë elektorale në qarkun e Shkodrës, në datën 15.06.2017 duke ju premtuar zgjedhesve vende pune në kundërshitm me ligjet në fuqi.
Gjatë edicioneve të lajmeve në nje TV lokal ne Shkodër nga përfaqësuesi i një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhje, eshte shfaqur dokumenti i siperpermendur.
Dyshohet se haptazi jane konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje duke premtuar për vend pune ose favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin, veper penale e parashikuar nga neni 238 i KP .
Nga verifikimet e kryera nga ana e Specialistëve të këtij Seksioni ka rezultuar se procesi i rekrutimit të personelit për I.E.V.P Shkodër është ende në fazat fillestare të tij dhe aktualisht nuk vijon si proces.
Nga hetimet e kryera dyshohet se personat e sipërpërmendur duke përdorur vulën e institucionit kanë falsifikuar këtë shkresë, duke premtuar vende pune gjatë fushatës zgjedhore me qëllim përfitime elektorale.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY