FOTO GALERI/ Itali, prangoset shqiptari, policia 12 orë “punë” në servis për...

FOTO GALERI/ Itali, prangoset shqiptari, policia 12 orë “punë” në servis për të zbuluar 12 milionë euro kokainë

84
0
Shares

Për të gjetur drogën, policisë italiane i janë dashur 12 orë punë në servis për të çmontuar pjesë-pjesë makinën.
Në fund, është gjetur një ngarkesë e madhe prej 23 kg kokainë me vlerë të përgjithshme në tregun me pakicë prej 12 milionë eurosh, raporton gazeta italiane “La Repubblica”.
Ngarkesa e madhe e drogës është zbuluar nga policia e Fiorentinës, duke çuar në pranga një 58-vjeçar italian dhe se një 29-vjeçar shqiptar me iniciale L. L. Ata u arrestuan në momentin që po shkëmbenin automjetin.
Lënda narkotike u gjet në pjesë të ndryshme të makinës, ndërsa u kapën edhe 4 mijë euro para të gatshme.
Gjithçka nisi kur shqiptari u pa duke lënë banesën e tij dhe t’i dorëzojë çelësat e makinës shtetasit italian. E gjithës skena po zhvillohej nën sytë e policëve.
Policia më pas zhvilloi kontrolle në automjet si dhe në banesën e shqiptarit e ndihmuar edhe nga qentë antidrogës.
Policia po punon për të zbuluar rrugët e drogës si dhe për të identifikuar marrësin e mundshëm të saj.
Aktualisht hipoteza kryesore është se një pjesë e ngarkesës ishte drejtuar për tek shitës të ndryshëm në Firence.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY