Shkatërrohet banda e grabitësve të bankomatëve, ja si i shpëtonin Policisë

Shkatërrohet banda e grabitësve të bankomatëve, ja si i shpëtonin Policisë

89
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia arrestoi një person ndërsa shpalli në kërkim 3 të tjerë, autorë të 5 vjedhjeve të bankomatëve në qytete të ndryshme të vendit. Ata kanë vepruar në të njëjtën mënyrë në të 5 rastet dhe lëviznin me makine të vjedhur.
Brenda harkut kohor te 3 muajve, vodhën 5 bankomatë të bankave të nivelit të dytë në 5 qytete të ndryshme të vendit.
Pas një hetimi disa mujor, policia finalizoi operacionin “Bankomat” ku arrestoi një prej pjesëtarëve të grupit. Ai është 31-vjeçari nga Vlora Ylli Gerra, ndërsa u shpallen në kërkim N. G., 24 vjeç I. G., 30 vjeç I. G., 24 vjeç.
Në bashkëpunim me njeri-tjetrin, këta persona kanë vjedhur 5 bankomatë duke marr shuma të konsiderueshme parash.
Vjedhjen e parë e kryen ne Vlorë më 30 dhjetor të 2016 dhe një jave më vonë ata kryen grabitjen e dyte në Berat.
Po me të njëjtën mënyrë, ata marrin një shumë të konsiderueshme parash në një bankomat  në Tiranë.
Nuk vonojnë shume, ata organizojnë vjedhjen e radhës, në Gjirokastër dhe në mars ata veprojnë në Fier.
Në të 5 rastet, autoret kanë përdorur të njëjtën mënyrë. Ata hapnin me mjete prerëse metali me bombula gazi bankomatët e bankave të nivelit të dyte dhe më pas hapnin kasafortën ku merrnin paratë. Në të 5 rastet, bankomatët janë të veçuara nga banka, ca e bënte më lehtë grabitjen e tyre.
Edhe pse bankomatët janë të pajisura me sistem alarmi, grabitësit vepronin  me shpejtësi.
Në grabitjen në tiranë, ata mundën ti shpëtonin policisë dy herë. Edhe pse alarmi ra, ata mundën të largoheshin me shpejtësi me mjetin e tyre. Më pas e braktisën atë në Vorë dhe u larguan me një tjetër mjet.
Të dyja mjetet që lëviznin autorët, janë të vjedhur në Tiranë në tetor të 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY