Leonardo DiCaprio dorëzon Oscarin, dyshime mbi fondet e ‘The Wolf of...

Leonardo DiCaprio dorëzon Oscarin, dyshime mbi fondet e ‘The Wolf of Wall Street’

149
0
Shares

Leonardo DiCaprio ka vendosur të heqë dorë nga Oscar i Marlon Brandos, që i ishte dhuruar nga shtëpia e produksionit ‘Red Granite’ në 2013 për filmin ‘The Wolf of Wall Street’.
Kjo për shkak se kompania ka përfunduar në qendër të një skandali financiar dhe divi ka marrë vendimit menjëherë të distancohet dhe të dorëzojë statujën e çmuar.
Aktori kishte pranuar dhurata të ndryshme për ti shitur në një ankand bamirësie, por që sipas hetimeve këto dhurata janë blerë me para të pastruara.
Tani aktori ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe sipas asaj që thotë përfaqësuesit e tij ligjor, përveç Oscarit të Brandos ai do të kthejë edhe dhurata të tjera të paidentifikuara.
‘DiCaprio ka filluar t’i dorëzojë këto dhurata, të pranuara prej tij, të cilat aktori do t’i shiste në ankandin vjetor për bamirësi, në favor të fondacionit të tij’, thuhet në deklaratë.
Fondacioni i aktorit, mbështet një sërë projektesh për ambientin. Mes objekteve të blera me para të pastruara janë edhe dy vepra të Picasso dhe Baasquiat, të cilat i janë dhënë DiCaprios, por nga deklaratat nuk është e qartë nëse pikturat janë dorëzuar.
Korrikun e kaluar, ‘Red Granite’ është akuzuar në një çështje civile që ka përdorur 100 milion dollarë të devijuar nga fondi 1MDB për të financuar filmin e 2013 të DiCaprio ‘The Wolf of Wall Street’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY