FOTO/ Drenasi vlerëson Presidentin Nishani me titullin “Qytetar Nderi”

FOTO/ Drenasi vlerëson Presidentin Nishani me titullin “Qytetar Nderi”

146
0
Shares

Një nga etapat e vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në Kosovë ishte edhe ajo në Komunën e Drenasit ku u mikprit nga Kryetari i saj, zoti Ramiz Lladrovci me të cilin zhvilloi paraprakisht një takim të përzemërt e vëllazëror, deputetë të Kuvendit, drejtues vendorë, familjarë të dëshmorëve të heronjve shqiptarë si dhe nga qytetarë të shumtë.
Me vendim unamim të anëtarëve të Asamblesë së Komunës së Drenasit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i Drenasit për kontributin e çmuar dhënë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për vënin e Shpalljes së Pavarësisë në axhendën prioritare, si dhe në veçanti për vlerësimin dhe lidhjet e veçanta emocionale me Drenicën.
Pas marrjes së këtij nderimi të veçantë që iu ofrou në truallin e sakrificave të heronjve të shumtë shqiptarë, Kreu i Shtetit shqiptar, pasi i falënderoi nga zemra, u shpreh: “Me këtë nderim më keni ngarkuar me një përgjegjësi të madhe dhe më keni dhënë një peshë shumë të madhe detyrimi që për gjithë jetën time, sa ta kem të mundur, sa të marr frymë midis njerëzve, t’i përkushtohem akoma më shumë këtij shërbimi e të jem i gatshëm për sakrifica edhe më të mëdha për kombin, vendin, flamurin, dinjitetin, historinë tonë të përbashkët. Të të nderojë Drenica, të ka nderuar e gjithë Shqipëria! Të të nderojë Drenica do të thotë që të është besimi nga gjithë ai gjak i derdhur, besimi në emër të gjithë atyre sakrificave të bëra ndër shekuj.”
Duke folur në zemrën e kësaj treve që bëri histori jo vetëm për Kosovën, për kombin, por edhe për gjithë Evropën, për një popull që diti t’i dalë zot vetes Presidenti Nishani u shpreh: “Një gjë mund ta them me siguri: që këtë nder e besim që po ma jepni ju sot, edhe në emër të gjithë atyre heroizmave e sakrificave, unë do ta mbaj jo vetëm në zemrën, shpirtin dhe mendjen time, jo vetëm në trashëgiminë time familjare të brezave që vijnë pas, por do të bëj maksimumin dhe sakrificën më sublime nëse do të jetë e nevojshme për ta mbajtur me nder. Përfitoj nga rasti dhe jam i bindur që gjithësecili bashkohet me mua në nderimin dhe përuljen më të thellë ndaj gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve. Sakrificat e tyre dhe gjithë ai gjak i derdhur nuk kanë shkuar kot, sepse kemi mbërritur në një destinacion që nuk është i fundit, por është i asaj rruge për të cilën heronjtë e orientuan kombin, dëshmorët e orientuan vendin dhe martirët e orientuan Kosovën, Drenicën dhe gjithë shqiptarinë e të gjithë ata që besojnë te vlerat e shqiptarisë. Të gjithë ata që e bënë atë luftë, të gjithë ata që ranë në atë luftë të lavdishëm qofshin përjetë! Nderin ndaj tyre ne do ta bëjmë deri në fund, kur t’ua çojmë në vend amanetin e kur ta vendosim identitetin kombëtar dhe kombin shqiptar në piedestalin e ndritur të lirisë së merituar dhe përcaktimit të një rruge jo vetëm pa kthim, por që do ta na tregojë se pavarësisht se sa e gjatë ishte, pavarësisht se sa sakrifica kërkonte, pavarësisht se sa të egër i patëm armiqtë, ne ditëm gjithmonë të triumfojmë, t’ia dalim e të ecim përpara, të tejkalojmë çdo vështirësi, pengesë, edhe kurthe që mund të ngrihen, sepse ne besojmë në gjënë më të pastër, në atë që është më e çlirët, më e drejtë, në atë që është historike sa vetë njerëzimi: Lirinë! Dhe liria nuk ka çmim! Dhe shqiptarët, drenasit, drenicarët dhe gjithë heronjtë e tjerë paguan çdo çmim që iu kërkua për atë që duket e thjeshtë, por që është e përmasave të jashtëzakonshme, që i kalojnë shekujt e mijëvjeçarët e përmasat që barazohen vetëm për sa kohë ka ekzistuar e do të ekzistojë njerëzimi dhe zhvillimi. Ky nderim sot është një garanci e madhe se sa shumë ju, dhe ky popull beson te mundësitë që ne kemi së bashku për të ecur përpara, për të menduar, për të punuar, për të kontribuar, për të mos harruar si dhe për të nderuar së bashku.”

drenasi nioshani dekor 2

drenasi nishani dekor 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY