Vrasja e kreut të ISIS-it, SHBA skeptike me Rusinë

Vrasja e kreut të ISIS-it, SHBA skeptike me Rusinë

112
0
Shares

Lajmi se kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi, mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror muajin e kaluar, ka marrë vëmëndjen e mediave ndërkombëtare.
Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka pasur dhe një reagim edhe nga ana e zyrtarëve amerikanë për shërbimet e zbulimit.
Ata kanë mbajtur një qëndrim skeptik mbi njoftimet se kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi mund të jetë vrarë.
Zëdhënësi i operacioneve amerikane kundër ISSI, kolonel Ryan Dillon, tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk mund ta konfirmojnë lajmin.
Ndërsa nga ana tjetër ushtria ruse ka njoftuar të premten se mund të ketë vrarë udhëheqësin e grupit terrorist të Shtetit Islamik, në një nga sulmet ajrore në Siri rreth fundit të muajit maj, që kishte si objektiv komandantët e IS-isit.
Në një deklaratë në “Facebook” të ministrisë ruse të mbrojtjes thuhet se sulmi ajror pranë Rakës, kryeqytetit “de facto” të Shtetit Islamik, ndodhi gjatë një takimi ku merrte pjesë udhëheqësi i IS-isit Abu Bakr al-Baghdadi.
Rusia pretendon se gjatë sulmit u vranë komandantë të lartë të IS-isit, 30 komandandë të forcave në terren, si dhe rreth 300 militantë që shërbenin si roje personale të tyre. Ushtria ruse njoftoi se po e konfirmon vrasjen e al-Baghdadit përmes “kanaleve të ndryshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY