Patozi, debat të ashpër me Ramën në dalje të Parlamentit

Patozi, debat të ashpër me Ramën në dalje të Parlamentit

111
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka shkëmbyer debat me Kryeministrin Rama në dalje të portës kryesore të parlamentit.

Disa minuta me parë kryeministri Rama i kishte përmendur emrin Patozit gjatë një shkëmbimi akuzash me deputeten e PD dhe ish-kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Deputeti i Partisë Demokratike i kërkoi menjëherë fjalën për replikë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, por ky i fundit refuzoi t’ia jepte, ndonëse i kërkoi ndjesë atij, shkruan Panorama në lidhje me nisjen e  debatit.

Patozi-Rama, përplasen jashtë sallës së Kuvendit… (360video)

Patozi-Rama, përplasen jashtë sallës së Kuvendit… (360video)

Posted by 360 Grade.Al on 17.06.2017

Në dalje Rama e pyeti Patozin se pse kërkoi të bënte replikë.

“Nuk besoj se do të merreshe prapë me veshjen dhe me bluzën time këtë radhë”, i tha atij Rama.

Por reagimi i Patozit nuk ka qenë aspak miqësor. “Po ta them këtu, që ta mbash mend, iu drejtua deputeti i PD kryeministrit.

Meqë e dije përpara se unë do ikja, tani po thua që e ditke edhe se kur do kthehem në parlament. është e vërtetë, se do të kthehem, por jo për llogaritë e tua dhe të dikujt tjetër. Pa dyshim që do më kesh përballë, po për arsyet e mia.

Dhe rri i qetë se nuk ta prish deri më 25 qershor marrëdhënien me atë tjetrin, për të cilin the se ndjehesh i lumtur.”

Debati në video:

Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.

Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfare marredhenie…

Patozi: Ate marredhenien qe ke ti me ate.

Rama: O zotri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi.

Patozi: Po e di, por…

Rama: E pra, ma hedh mua fajin kot…

Patozi: Por puna eshte qe une s’kam ikur. Dhe ti e di qe nuk kam ikur, prandaj flet.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY