FOTO/Pandeli Majko shkruan “Shënimet për Presidentin…Meta”

FOTO/Pandeli Majko shkruan “Shënimet për Presidentin…Meta”

158
0
Shares

Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar deklaratën e Metës për armatosjen e popullit një ditë më parë duke  e lidhur komentin e tij me një foto të cekimit mbi të cilin është ngulur gozhda.

Ai e titullon komentin e tij “SHENIM PER PRESIDENTIN…META”:

“Thellësisht i shqetësuar për deklarimet dhe protagonizmin e njëanshëm të presidentit të zgjedhur, Ilir Meta. Akuzat dhe paralajmërimet destabilizuese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë. Ato habisin të huajt, fyejnë vendin dhe degradojnë marrëdhëniet politike.

Si politikan i vjetër, ai duhet tja lërë pasionin e garës politike kolegëve që e zëvendësuan në Partinë e tij. Presidenti i zgjedhur, nuk i takon më pjesës por të tërës.

Akuzat apo paralajmërimet nga podiume partiake janë të papërshtashme në rastin më të mirë. Presidenti i zgjedhur duhet ti lërë mënjanë “bombat” për mosdekretim qeverish dhe armatosjen e popullit…

Si rregull, Presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale por detyrime kushtetuese.

Kritikat e një presidenti të sapozgjedhur për kryeministrin e vendit të tij nuk lexohen së pari në mediat fqinje. Punët e shqiptarëve zgjidhen në shtëpinë e tyre ku Presidenti i Republikës është një figurë qëndrore. Ai përfaqëson unitetin kombëtar dhe jo marrëdhëniet me fqinjët.

Ajo që nisi si tur falenderimesh nga zoti Meta nuk ka pse kthehet në tur fyerjesh për ata që e zgjodhën. Presidenti i zgjedhur duhet të lërë LSI në fatin e vet politik dhe të përgatitet për “kujdestarinë” e Shqipërisë.

Uroj reflektimin të presidentit të zgjedhur. Gjakftohtësia është cilësi që nuk është e shkruajtur në Kushtetutë. Kjo nuk justifikon të kundërtën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY