Shkodër, jepnin çertifikata falso, ja dënimet që dha gjykata për punonjësit e...

Shkodër, jepnin çertifikata falso, ja dënimet që dha gjykata për punonjësit e ISSH

335
0
Shares

Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” ndaj specialistit te Inspektoriatit Shteteror te Shendetit Shkoder Dritan Geci, dhe “Arrest shtëpie” për specialisten e këtij institucioni, Misleva Mustafa.
Ata janë arrestuar dy dite me pare nga policia, te akuzuar për vepren penale “korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike” si dhe “fallsifikim i dokumentave”.
Ne te njeten kohe eshte shpallur ne kerkim po me te njëjtat akuza Kryeinspektori i Inspektoriatit Shteteror te Shendetit Shkoder, Denis Malevi.
Policia njoftoi se kishte sekuestruar si prova materiale 5 çertifikata te falsifikuara dhene subjekteve private.
Shqyrtimi i mases se arrestit për Gecin u be ne mjediset e gjykates nga gjyqtarja Fildez Elezi dhe prokurorja Blerta Hamza, ne prani edhe te avokatit Hysni Lita.
Ne përfundim ndaj tij u vendos masa e sigurise “Arrest me Burg pa Afat”. Mesohet se si i arrestuari Geci ashtu dhe avokati mbrojtes Lita, e kane kundërshtuar akuzen për mungese provash, nderkohe qe gjyqtarja e ka cilësuar te ligjeshem arrestimin.
Ndersa për te arrestuaren Mustafa, masa e arrestit eshte shqyrtuar ne mjediset e spitalit rajonal te Shkodres, ku ajo ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
Ne përfundim te shqyrtimit te çeshtjes, ndaj saj u vendos masa “arrest shtëpie”. Avokati mbrojtes, Lulzim Karini, ka deklaruar se provat e paraqitura nga organi i akuzes, nuk ishin bindese, dhe se do te vazhdonte te kembengulte ne pafajesine e Mustafes.
Ndersa për kryeinspektorin, Denis Malevi, policia vazhdon kërkimin, pasi eshte larguar ne drejtim te paditur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY