Punësonin vajzat e vafëra si modele dhe i kthenin në prostituta, burg...

Punësonin vajzat e vafëra si modele dhe i kthenin në prostituta, burg motrave tutore

147
0
Shares
  1. Një vajzë 25-vjeçare u deklarua fajtore nga Gjykata e Tiranës si autore e shfrytëzimit për prostitucion e të paktën dy vajzave në kryeqytet e qytete të tjera të vendit.
    Sipas Gjykatës, Armonela Qama, në bashkëpunim me të bashkëpandehurin Ledian Gjoni, kishin rekrutuar si prostituta dy femra, të cilave u siguronin edhe klientët. Më tej Gjoni i dërgonte vajza te klientët dhe pas përfundimit të “misionit”, ndanin fitimet e siguruara në bazë të pagesave që ishin bërë.
    Sipas Gjykatës, të pandehurit kishin shfrytëzuar faktin që dy vajzat që pranuan të prostituonin ishin në një gjendje të vështirë ekonomike. Qama dhe Gjoni janë vetëm dy nga të arrestuarit e operacionit policor “Rekrutimi” në tetor të vitit 2016.
    Procesi gjyqësor ndaj Armonela Qamës dhe Ledian Gjonit përfundoi pak ditë më parë. Ata u deklaruan fajtorë për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe u dënuan përfundimisht me nga 4 vjet e 8 muaj burg. Në të njëjtën dosje u fajësua edhe motra e të pandehurës Qama, 23- vjeçarja Ina Qama.
    Ajo u fajësua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe u dënua me gati 1 vit burg. Sipas Gjykatës, Ina Qama kishte penguar zbardhjen e ngjarjes, për shkak se, pas arrestimit, kishte porositur një prej vajzave të shfrytëzuara të mos fliste. Gjykata urdhëroi lirimin e saj nga qelia, për shkak se dënimi ishte konsumuar me kohën e paraburgimit. Ndërsa i pandehuri Ardit Sh. u dënua me 1 vit burg për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY