Shkodër, “gjobëvëniet” ndaj tregtarëve, njëri prej të arrestuarve rrëfen skemën

Shkodër, “gjobëvëniet” ndaj tregtarëve, njëri prej të arrestuarve rrëfen skemën

61
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda siguron dëshminë e të arrestuarit Fatmir Dibra, cili tregoi funksionimin e rrjetit të gjobëvënies në Shkodër. Sipas akuzës, Dibra ka treguar për mënyrën se si mblidheshin paratë çdo fund muaji dhe kërcënimet që bëheshin ndaj tregtarëve që nuk pranonin të paguanin detyrimin mujor.

Zbardhen detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë, që tregoi funksionimin e rrjetit të gjobëvënies, që prej kohësh vjelnin taksë mujore tregtarëve të Shkodrës.
ABC News ka mësuar se i dyshuari Fatmir Dibra, ka rrëfyer para prokurorëve se me urdhër të Muhamet Licit, ai dhe 5 bashkëpunëtorët e tjerë, çdo fund muaji mblidhnin taksën e gjobës tek tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun e Zdrales e të rrugës së gjerë të Kirasit në Shkodër.
Sipas akuzës 53-vjeçari Dibra, ka treguar se në listën e vjeljes së gjobës janë rreth 150 tregtarë të ndryshëm, që kanë tezga dhe dyqane në këto tregje, por që detyroheshin të paguanin nga 1000 deri 3000 lekë të reja në çdo fund muaj. Ai i ka thënë hetuesve, se vetë Lici nuk shkonte në treg për të marrë paratë, por me makinat që ai kishte në përdorim, mes tyre edhe një mjet të blinduar, të dyshuarit e tjerë ndaheshin me zona për mbledhjen e parave. Abedin Bajraktari, ka thënë bashkëpunëtori i drejtësisë, është personi që na jepte edhe rrogën mujore pas mbledhjes së gjobave në treg.
Sipas dëshmisë vetë ai dhe të dyshuarit Denis Skutina, Besmir Domnori, Ibrahim Lici dhe Gëzim Vajushi mblidhnin pagesat tek tregtarët. 53 vjeçari Dibra, ka sqaruar se çdo pagesë ose mos pagesë mbahej shënime në fletore të ndryshme, të cilat i dorëzoheshin Muhamet Licin. Ky i fundit, për personat që nuk paguanin gjobën, jepte udhëzimet për masat që duhet marrë ndaj këtij tregtari rebel. Fillimisht kanosnin verbalisht, më pas e kërcënonin me armë dhe në fund nëse vazhdonte rezistencën e kërcënonin me djegien e mallit që kishte në dyqan apo tezgë.
Burimet thonë se dëshmitari që ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, ka sqaruar se vjelja e taksës mujore funksionon prej vitesh. Për kontrollin dhe sigurinë e zonës, dëshmitari ka thënë se Muhamet Lici është përplasur edhe me një grup tjetër, i cili prej kohësh bënte të njëjtën skemë gjobëvënie, duke marrë çdo fund muaji para nga tregtarët me arsyetimin e ruajtjes së mallit. Burimet thonë se ditët në vazhdim të gjithë emrat e tregtarëve që ndodhen në listat e pagesës do të thirren për të dhënë deklarime, mes tyre edhe ata persona që kanë refuzuar të paguajnë taksën mujore.
shkoder, gjobvenesit e bizneseve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY