Vlorë, i lanë fugonin me drogë në derë, ja si e pësojnë...

Vlorë, i lanë fugonin me drogë në derë, ja si e pësojnë dy të rinjtë

169
0
Shares

Mbi bazën e operacionit antidrogë, policia ka sekuestruar një furgon “Benz Mercedes”me 710 kilogramë lëndë narkotike.
Fugoni u gjet në banesën e shtetasit Selman Hamitaj, në fshatin Dukat të Vlorës, i cili u arrestua menjëherë.
Si përgjegjës për drogën e gjetur, Policia e Vlorës në kuadër të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes, ka arrestuar Dashamir Tolën 35 vjeç, banues në Durrës, si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet e kryera hetimore, ka rezultuar se shtetasi Dashamir Tola i ka kaluar furgonin në fjalë
shtetasit A.T., pa përpiluar aktet e nevojshme konform ligjit, në lidhje me shitjen e automjetit.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si një nga autorët e implikuar
në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY