Vlorë, drogë në rrënojat e një ndërtese, në kërkim autorët

Vlorë, drogë në rrënojat e një ndërtese, në kërkim autorët

134
0
Shares

Në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte
e vendosur në 4 thasë sintetike, ku i'u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e
kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY