Meta flet pas seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, ka një përgjigje për...

Meta flet pas seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit, ka një përgjigje për të gjithë

99
0
Shares

Sot është një ditë e rëndësishme besojmë për reformën në drejtësi z. Meta, sepse
edhe më 31 gusht ishit ju iniciatori i një seance të jashtëzakonshme…
Në radhë të parë dua të urojë znj. Tabaku edhe një ogur i mirë dhe patjetër që reforma do të vazhdojë dhe do të ecë përpara.
Së dyti dua të shpreh shqetësimin e thellë për deklaratën tërësisht jo vetëm të paligjshme, por tërësisht të papërgjegjshme të Kryeministrit Rama drejtuar Policisë së Shtetit. Dua të dënoj heshtjen e Drejtorit të Policisë së Shtetit për këtë deklaratë që shkel rëndë ligjin për Policinë e Shtetit dhe që është një thirrje praktikisht e hapur e përdorimit të policisë në zgjedhje. Unë e kam bërë të qartë që përpara, që tashmë është i qartë që segmente të policisë që kanë përgjegjësi për nxitjen e prodhimit të trafikut të drogës kanë marrë për detyrë të cenojnë zgjedhjet me veprimet e paligjshme ose mosveprimet e tyre në zbatim të ligjit, kjo është shumë e qartë.
Kam komunikuar sot me Ministrin e Brendshëm, e kam përshëndetur për qëndrimin e tij dhe i kamë bërë të qartë që edhe si Kryetar Kuvendi edhe si President i zgjedhur do të komunikoj me të gjithë drejtuesit e policisë përveç drejtorit të përgjithshëm të policisë për të kërkuar zbatimin e ligjit ndaj të gjithëve, ndaj çdo banditi, çdo krimineli, çdo vagabondi që jo vetëm bën presione kriminale por edhe që do të tentojë të blejë vota dhe të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve shqiptar. Policisë i mjafton njolla e drogës. Nuk i duhet njolla e zgjedhjeve të prishura sepse nuk mund t’i prish askush zgjedhjet në Shqipëri.

Megjithatë, Kryeministri kërkoi ndjesë për deklaratën, e pranoi që ishte një gabim i tij…
Nuk është çështje ndjese, sepse është e qartë që rruga që ai ka zgjedhur është rruga e presionit e keqpërdorimit të shtetit, të administratës. Shikojini të gjithë autobusët me administratë që shkojnë në mitingje për të kuptuar se çfarë po ndodh, është çështje e tij. Unë thashë se çfarë do të bëj unë si Kryetar i Kuvendit, si President i ardhshëm.

Përse nuk do të komunikoni me drejtorin e policisë?
Sepse është e qartë që ai vetëm detyrën e zbatimi të ligjit nuk e ka patur dhe nuk e ka dhe jam i bindur njëkohësisht që në polici shumica e tyre duan të vazhdojnë punën edhe më datën 26 qershor edhe në të ardhmen. Dua të zhvillojnë karrierën e tyre, nuk kanë arsye pse të kenë detyrime as ndaj politikanëve, duke i keqpërdorur në kundërshtim me statusin e tyre, as ndaj trafikantëve, as ndaj banditëve.
Detyra e parë në 26 qershor është ndarja e policisë dhe politikës me krimin edhe me bandat. Është e qartë që ka një lidhje të tillë, e kemi këtë lidhje në Lezhë ku kemi disa ngjarje të përsëritura, e kemi këtë lidhje në Berat, e kemi këtë lidhje edhe në Shkodër dhe në disa zona të tjera. Unë tani do të shkoj në Lezhë, do të shkoj të takoj kryetarin e LSI-së të një fshati që është dhunuar atje, do të jap mesazhet e mija edhe atje. Do të jem pranë cilido jo vetëm anëtari të LSI, por edhe socialist të jetë, edhe demokrat
që do t’i cenohen të drejtat e tij apo do të dhunohet në të drejtat e tij për të bërë fushatë në favor të njërës apo tjetrës parti në mënyrë demokratike dhe sigurisht çdo shef komisariati, çdo përgjegjës policie do të jetë përgjegjëses jo vetëm për shkeljen e ligjit dhe do të dënohet jo vetëm nga 1 deri në 5 vjet me burg, por njëkohësisht edhe për mosveprimet në mungesë të zbatimit të ligjit, në favorizim të grupeve kriminale të cilat tentojë të tjetërsojnë dhe të dhunojnë vullnetin e qytetarëve shqiptar, përsëri do të
mbajnë përgjegjësi.
Kështu që gjërat duhet të jenë të qarta, shqiptarët kanë edhe një javë për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë të lirë, në mënyrë demokratike. Është e turpshme të kemi ngjarje të tilla dhe të mos kemi distancomë të qarta dhe të prera nga forca politike, përfaqësues të të cilave janë të përfshira në këtë atmosferë presion dhune dhe keqpërdorimi të institucioneve të shtetit, megjithatë kjo është çështje e tyre. Jam i bindur se opinioni publik, qytetarët e Shqipërisë janë të qartë dhe e kuptojnë se kush ka frikë
nga vota e lirë, kush ka frika nga zgjedhjet e lira, kush ka frika nga verdikti që do të japin të gjithë qytetarët e Shqipërisë.
Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha dhe kushdo tjetër kanë vetëm një votë. Si çdo qytetar i Shqipërisë. Prandaj duhet të heqin dorë nga çdo lloj presioni ndaj qytetarëve, ndaj administratës, ndaj Policisë së Shtetit dhe ndaj kujtdo tjetër. Është një proces demokratik i pakthyeshëm që nuk e ndal dot njeri. Secili duhet të bëjë detyrën e tij për të ndihmuar këtë proces, por askush nuk e pengon dot. Kjo histori ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Z. Ruçi e quan presion deklaratën tuaj, kur thatë se nuk do të dekretoni asnjë qeveri…
Nuk kam thënë se nuk do të dekretoj asnjë qeveri, Shqipëria do të ketë qeveri në çdo rast. Nuk ka vend që nuk ka qeveri. Por kam thënë që nuk do të dekretoj askënd që do të përfshihet në cenimin e standardeve të zgjedhjeve për Kryeministër dhe për ministër.
Nuk është shantazh, nuk është kërcënim. Është një premtim dhe unë i mbaj premtimet.
Është kushtetuese kjo?
Absolutisht, është kushtetuese të dhunosh zgjedhjet? A ka të drejtë Kryeministrit t’i kërkojë policëve të mbledhin vota me kapele? Kapelën e kanë për ligjin, e kanë për sigurinë publike, e kanë për sigurinë kombëtare, nuk e kanë për të hequr kapelën pas orës 16:00 gjoja, se ajo është thirrje për të mbledhur vota gjatë gjithë kohës, është thirrje e hapur. Është si rasti i Nën Feridesë që doli se ishte dënuar për pak kanabis, në mënyrë që të t’i jepej një mesazh të gjithë atyre që donin ta kthenin Shqipërinë në një plantacion kanabisi, që kjo ishte e ardhmja e Shqipërisë.

Z. Meta, a i druheni një shkarkimi tuaj më 25 korrik?
Nuk ka shans Rilindja të shkarkojë Ilir metën. Absolutisht të jeni të sigurt ju. Janë shqiptarët që do të shkarkojnë Rilindjen, sepse Rilindja nuk bën dot shtet. T’i bësh thirrje policëve, nuk ka ndodhur kurrë kjo. As Berisha i parë, i dyti jo e jo, i treti jam i bindur as nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, por asnjëherë nuk ka ndodhur kjo gjë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë fundi i shtetit, t’i bësh thirrje policëve hiqni kapelet dhe shkoni mblidhni vota për Rilindjen, është fundi i shtetit. Është thirrje gjithashtu për
kriminelët që të bashkëpunojnë me policët për të bërë presion mbi votuesit siç edhe po ndodh.

Për çfarë arsye do të udhëtoni drejt Lezhës tani z. Meta?
Unë po shkoj për të takuar kryetarin e LSI-së të një fshati i cili është dhunuar barbarisht atje dhe kam mesazhet e mia. Dhe do të shkoj te cilido që do të dhunohet kudo në të gjithë Shqipërinë, do jem pranë atij, dhimbjeve të tij, familjes së tij dhe jo vetëm çdo rast i tillë do të mbahet shënim, jo vetëm do të mbajnë përgjegjësi ligjore ata që bëjnë këto veprime dhe ata që nuk bëjnë detyrën për t’i ndëshkuar, por do ta kemi edhe personale, me çdo bandit, me çdo horr me çdo vagabond në këtë vend. Më 26 qershor ndahet Policia e Shtetit nga policia e krimit, e drogës dhe policia politike, që bën thirrje për të
hequr kapelën dhe për të mbledhur vota për Rilindjen. Një akt skandaloz, i turpshëm, kriminal anti-shtet dhe njëkohësisht edhe me gjithë kriminelët dhe banditët që janë lëshuar nën hijen e këtyre lloj policësh për t’u bërë presion qytetarëve.

Displaying 1X7A5143.JPG

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY