Dibër, e humbur prej katër ditësh, familjarët kërkojnë 36 vjeçaren

Dibër, e humbur prej katër ditësh, familjarët kërkojnë 36 vjeçaren

158
0
Shares

Është raportuar humbja e një 36 vjeçareje në autoritetet lokale.
Ngjarja ka nodhur në Dibër.
Ka qenë i vëllai i saj, T. K 35 vjeç, banues në Herbel-Maqellarë i cili ka raportuar humbjen e shtetases me inicialet F.K. më 13 qershor , pasi e motra nuk ishte kthyer në shtëpi.
Sipas autoriteteve familja dyshon se mund të jetë mbytur në Rezervuarin e Grezhdanit, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Menjëherë policia e Dibrës ka nisur kërkimet për gjetjen e saj, ku gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në ndihmë edhe Polumbarët e Reneas duke kontrolluar në Rezervuarin e Grezhdanit, (vend ku dyshohet nga familjarët që mund të jetë mbytur). Shtetasja e humbur vuante nga depresioni dhe mjekohej për këtë” informon policia.
Nga kërkimet e deritanishme nuk është bërë e mundur gjetja e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY